Bar Refaeli ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj, Adi Ezra.

Supermodelja izraelite ka ndarë lajmin e gëzueshëm të martën në mëngjes me afro tre milionë ndjekësit e saj në Instagram.


Ky lajm erdhi pas dy vitesh kur ajo solli në jetë vajzën e saj Elle me biznesmenin Adi (në tetor të vitit 2017). Dyshja po ashtu janë prindër edhe të një vajzë dyvjeçare, Liv, e cila ka lindur në gusht të vitit 2016.

15021782 7161779 image a 24 1561017887316 Bar Rafaeli (Foto: Instagram/barrafaeli)

Bar është e njohur më mirë si e dashura e Leonardo DiCaprios, të cilët për herë të parë u takuan në një ndejë private atëherë kur ajo ishte 20-vjeçare.

Ndërkohë, 34 vjeçarja po vazhdon të jetë e angazhuar në fushën e modelingut dhe kjo ka bërë që të ketë ndjekës të shumtë falë imazheve të 'nxehta' që realizon. /Telegrafi/