LAJMI I FUNDIT:

Banorët e zonës “5 maji” në Tiranë kallëzim penal për Ramën dhe Veliajn

Banorët e zonës “5 maji” në Tiranë kallëzim penal për Ramën dhe Veliajn

Banorët e zonës së ‘5 majit’ në Tiranë kanë dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme SPAK për një sërë zyrtarë të lartë të shtetit për shembjen e banesave të tyre.

Sipas Euronews Albania, avokatja e banorëve, Adriana Kalaja tha se kallëzimi penal është bërë ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe zyrtarëve të tjerë që kanë firmosur për projektin si: Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Artan Lame, dhe Gledis Nano.

Avokatja tha se qeveria ka shkelur ligjin dhe është kërkuar hetim për të gjithë zyrtarët.


Protestë kundër prishjeve të shtëpive në zonën “5 maji” në Tiranë, Rama takon tre përfaqësues
Lexo po ashtu Protestë kundër prishjeve të shtëpive në zonën “5 maji” në Tiranë, Rama takon tre përfaqësues

Banorët i cilësojnë shembjet e banesave të paligjshme si dhe kërkojnë nga SPAK të hetojë veprimet e dhunshme të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Ndërtimit.

Në këtë zonë pritet të shemben rreth 400 banesa. Një pjesë e banorëve që u janë shembur banesat nuk kanë firmosur asnjë kontratë me Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë përfituar bonus qiraje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori