Një zjarr i madh shpërtheu në një hapësirë të dedikuar për parkimin e kamionëve në Hamburg, për këtë arsye shërbimet e urgjencës lëshuan një paralajmërim shëndetësor për banorët e asaj zone.

Zjarri shpërtheu rreth orës 4:30 të mëngjesit në një hapësirë që tashmë është përfshirë plotësisht nga zjarri, transmeton Telegrafi.


2 13

Nga atje po dëgjohen shpërthime të fuqishme, kurse raportohet se ka rrjedhje të sulfidit dhe hidrogjenit. Re të mëdha tymi janë ngritur në qiell, kurse aty shihen edhe ndërtesat kolektive.

3 5

Deri më tani zyrtarët kanë porositur banorët e atjeshëm që të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert dhe të shmangin daljet e panevojshme.

4 4

Ekipet e zjarrfikësve në Hamburg kanë njoftuar se banorët duhet të shmangin thithjen e ajrit që është kontaminuar.

5 1

Për këtë janë angazhuar ekipe të shumta në lokalizimin e zjarrit, që po konsiderohet si më i madhi në dhjetë vitet e fundit në Hamburg. /Telegrafi/

6 1

7 1