LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Hades dhe Shipitullës protestojnë për shpronësimin

Banorët e Hades dhe Shipitullës protestojnë për shpronësimin

Disa banorë të fshatit Hade dhe Shipitullë që nga dita e djeshme kanë penguar ekskavatorët e KEK-ut që të punojnë afër shtëpive të tyre. Banorët thonë se nga puna që po bëhet në këtë vend po u rrezikohet jeta.

Ardian Mjeku, nga Shipitulla tha se arsyeja që kanë dal për të penguar punën e ekskavatorëve është se ata janë duke punuar ende pa filluar shpronësimi ashtu siq edhe është vendosur nga Qeveria.

“Po protestojmë sepse ekskavatorët e KEK-ut janë duke punuar ndërsa vendimet të gjitha që janë marrë nga Ministritë janë për ndalimin e dy ekskavatorëve, ndërsa këta i kanë të gjitha ligjet edhe punojnë dhe rrezikojnë jetën e këtyre banorëve. Kërkesat tona kryesore që ka qenë prej fillimit është nën 1 punësimi, që pa realizimin e punësimit nuk ka asnjë marrëveshje me KEK-un, dhe e dyta vlerësimi i dinjitetshëm, shpronësimi i dinjitetshëm”, tha Mjeku.


Sipas tij, kufiri i sigurisë është afruar deri 30 metra afër shtëpive të banueshme dhe nëse nuk arrihet ndonjë kompromis ata do të vazhdojnë me protesta deri në arritjen e kërkesave të tyre.

Edhe Qenan Mirena ka kërkuar që të zbatohet korniza e politikave për zhvendosje edhe në mënyrë të dhunshme nëse është nevoja pasi që ajo përfshinë edhe kërkesat e tyre dhe është në harmoni me standardet ndërkombëtare.

“Na kërkojmë që të zbatohet korniza e politikave për zhvendosje ku përfshihen standardet ndërkombëtare ku edhe kërkesat e këtyre lagjeve janë në kuadër të kornizave të politikave për zhvendosje dhe standardeve ndërkombëtare, ligjeve dhe rregullave vendore, ndërsa kompania nuk i respekton”, tha Mirena.

Banorët e Hades dhe Shipitullës sot i vizitoi edhe kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Sipas tij, këta banorë janë para një situate dëshpëruese dhe KEK-u nuk po reflekton pozitivisht. “KEK-u nuk po reflekton pozitivisht në këtë drejtim dhe qytetarët janë para një situate mos të them, por të dëshpëruar sepse këta janë prej dje pasdite këtu në këtë vend dhe institucionet e nivelit qendror nuk i ka vizituar askush fatkeqësisht“, tha Gashi.

Sipas banorëve të lagjes Mirena, Krasniqi, Berbatovci dhe Mjeku ditë më parë në afërsi ku po punojnë ekskavatorët e KEK-ut është shembur dheu dhe jeta e banorëve të kësaj ane po rrezikohet çdo ditë.

Ditë më parë në një nga mbledhjet e Qeverisë në largim është marr vendim për shpronësimin e disa tokave në Hade dhe Shipitullë, zonë kjo me interes të veçantë për mihjen e KEK-ut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori