LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Gollakut pa autobusë, Komuna e Prishtinës thotë se pandemia pengoi riorganizimin e transportit publik

Banorët e Gollakut pa autobusë, Komuna e Prishtinës thotë se pandemia pengoi riorganizimin e transportit publik
Foto: Ridvan Slivova

Për shkak të  numrit të vogël të banorëve, shumë fshatra të Gollakut kanë mbetur pa transport publik.

Në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini qytetarët janë ankuar se autobusët po shkojnë deri në fshatin Keqekollë, por jo edhe në Prapashticë duke vështirësuar transportin e nxënësve për në shkollë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë, Habib Qorri u është përgjigjur ankesave të qytetarëve në RTV Dukagjini.


Ai ka thënë se është bërë plani i mobilitetit por që sipas tij nevojiten mjete në mjaftueshme transporti për të përfshirë edhe fshatrat Prapashticë e Dabishec, përcjell Telegrafi.

“Një autobusë nuk po mund të mbulojnë linjat e zonës së Gollagut, Prapashticë dhe Dabishec. Këtë vit është planifikuar të riorganizohet transporti në tërë territorin e komunës, por pandemia edhe këtë projekt e ka lënë në gjysmë”.

Qorri thotë se duhen të gjenden mjete transporti adekuate në mënyrë që të mbulohet edhe kjo zonë me autobusë pasi sipas tij në zonën e Gollakut kanë mbetur shumë pak banorë dhe nuk janë të përshtatshëm çdo lloj autobusi për atë zonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori