LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Cërni Vërvit të bllokuar prej ditësh nga bora (Video)

Banorët e Cërni Vërvit të bllokuar prej ditësh nga bora (Video)

Për shkak të reshjeve të dendura të borës, banorët e fshatit malor Cërni Vërv të komunës së Studeniçanit janë bllokuar dhe nuk arrijnë të lëvizin për shkak të rrugëve të pa-pastruara. Përmes telefonit ata thanë për Alsat se tashmë dy ditë rrugët janë të pakalueshme dhe se janë në pritje të ndihmës nga komuna të cilës i takojnë. Siç thonë banorët, për momentin në fshat kanë mbetur të ngujuar rreth 150 banorë.

“Kjo situatë është prej ditës së mërkurë, pasdite, askush nuk ka ardhë, nuk na ka kontaktu për momentin. Tash për tash momentalisht jemi të izoluar, 1 metër e 20 centimentra është bora në fshatin Cërni Vërv, në komunën e Studeniçanit. Prej komunës nuk ka asgjë, jemi lajmëru, na kanë thënë që brenda kohës do të lëshojnë por nuk ka asgjë, nuk e di çka mendojnë ato, a mendojnë që ka banorë këtu. Momentalisht ka edhe 150 banorë në fshat. Momentalisht rrymë kemi, ushqim kemi”, thekson Sabedin Baftjari, banor i f. Cërni Vërv në linjë telefonike.

Përveç fshatit Cërni Vërv, banorët thonë se i bllokuar është edhe fshati I tyre fqinjë, Ellovë. Për këtë gjendje të banorëve janë të njoftuar edhe nga komuna e Studeniçanit. Kreu i saj, Azem Sadiku sqaroi se ndërmarrja komunale është vazhdimisht në teren por nuk ka arritur të pastroj rrugën drejt këtij fshati, prandaj edhe është angazhuar ndërmarrje private për të hapur këtë rrugë.


“Dje kemi angazhu një makinë për këtë rrugë, ka mbërri deri diku ta pastroj, sot do të vazhdojë dhe deri në fund të ditës do të jetë e lirë edhe kjo rrugë dhe do të pastrohet. Komuna e Studeniçanit është shumë e kufizuar me mjete, ne as përafërsisht nuk na mjaftojnë mjetet që i marrim për mirëmbajtje e rrugëve mirëpo po gjendemi disi dhe po mundohemi me të gjitha kapacitet tona që I kemi mos të na bllokohen vendbanimet”, pohoi Azem Sadiku, kryetar i komunës Studeniçan.

Mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve në fshatrat malor të komunës së Studeniçanit është problem I vazhdueshëm, pasi sipas kryetarit Sadiku, mjetet që i ndahen komunës për këtë sektorë janë simbolike dhe aspak të mjaftueshme. Për shkak të reshjeve të dendura nga dje nuk është kryer ndërrimi i pjesëtareve të policisë në Tanushë. Por sipas MPB-së po ndërmerren masa që kjo të bëhet në një kohë sa më të shkurtër. Pjesëtaret e policisë kanë ushqim të mjaftueshëm dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me MPB-në./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori