LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Çegranit dhe Forinës në pritje të përfundimit të kanalizimit

Banorët e Çegranit dhe Forinës në pritje të përfundimit të kanalizimit

Po premtohet që prej dy vitesh, por assesi ti vijë fundi realizimit të kanalizimit në fshatrat Çegran e Forinë. Për pasojë, banorët durojmë aromën e keqe të ujërave të zeza që iu kalon përmes lagjeve, ndërsa rrezikojnë edhe nga paraqitja ndonjë sëmundje nga papastërtia.

“Nuk shohin më duket, kanë sy por nuk iu bëjnë dritë nuk duan të punojnë më duket. Nuk kanë nisur ende asgjë. Është e rrezikshme kjo, por s`kemi çka të bëjmë nuk kemi njerëz për në që kujdesen. E kemi kërkuar në komunë por s`ka gjë, fshati jonë asgjë nuk ka zero jemi. Shumë kryetar hynë dolën shkuan askush asgjë s`ka bë”, tha një banor.

“Katastrofë është kjo, edhe këto që i shihni si kanë bërë si duhet. Kanalizimin e kanë bërë sa për sy e faqe. Tek shtëpia ime siç e bëj matjen kahe nuk kam ku ta çoj kanalizimin. Në zor jemi, e para nga qentë e dyta nga era e keqe, sepse s`është bërë si duhet kanalizimi, nuk i intereson askujt asgjë. Kanë nisur gjoja se do e bëjnë por veç që e prishën edhe asfaltin dhe asgjë s’u bë”, u shpreh një banor.


Ndryshe nga banorët dhe pamjet në terren, kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari thotë se në këto fshatra është investuar. Ai përmend kanalizimin që është bërë deri në gjysmë, ndërsa premton se brenda këtij viti do të përfundojë.

“Nuk ka fshat ku kemi bë kanalizim dhe s`kemi përfunduar asfaltimin përveç një fshati ku sivjet duhet ta përfundojmë në Banjicë të Epërme ku kanë mbetur edhe 600 metra, por sivjet do e bëjmë edhe asfaltimin atje. Në Çegran projekti i kanalizimit është 29 kilometra vetëm në Çegran dhe atje kemi realizuar 15 kilometra, por kjo pika kritike ku lidhet Çegrani me Forinën është pjesa qendrore e fshatit dhe sivjet këtë do fillojmë ta realizojmë në një gjatësi prej katër kilometra”, deklaroi Arben Taravari, Kryetar i komunës së Gostivarit.

Kanalizimi është lënë në gjysmë edhe në fshatin Debresh, ku përveç se nuk është përfunduar, ka mbetur që prej një viti pa u asfaltuar edhe rruga e këtij fshati, e cila dëmton makinat e banorëve. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori