Site icon Telegrafi

Bankat gjermane goditen nga një valë e ankesave nga depozitorët

Ankesat nga konsumatorët për bankat dhe agjencitë financiare në Gjermani u rritën me një të pestën krahasuar me vitin e kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare, pasi rregullatorët kanë treguar muskujt për të forcuar besimin në e këtij sektori.

BaFin, mbikëqyrësi financiar në këtë vend, ka rritur fokusin e saj në mbrojtjen e konsumatorit pas falimentimit së kompanisë së pagesave Wirecard.

Wirecard kishte marr 15 mijë ankesa nga konsumatorët e ekonomisë më të madhe të Evropës, nga 12,500 që ishin në vitin 2021.

Sipas zyrtarëve, bankierëve dhe avokatëve të mbrojtjes së konsumatorit, pakënaqësitë përfshijnë mbyllje të llogarive.

“Nuk mund të ndodhë që institucionet financiare po ecin mirë, sepse i trajtojnë klientët e tyre keq”, tha Chan-Jae Yoo, zyrtar në BaFin.

Deutsche Kreditwirtschaft, një organizatë që lobon për financat gjermane, tha se bankat gjermane janë “jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe të fuqishme” dhe besimi mbetet “i lartë” dhe “i pandikuar” nga trazirat e fundit që rrjedhin nga kolapsi i huadhënësve në Shtetet e Bashkuara dhe Zvicër.

Por një sondazh i vitit të kaluar nga YouGov tregoi se shkalla e besimit në sektorin financiar të Gjermanisë, ishte nën mesataren botërore, duke mbetur prapa si Kanadaja, Australia dhe tregjet kryesore aziatike.

Një studim i këtij viti nga EY zbuloi se 25 për qind e të anketuarve në Gjermani u besojnë firmave financiare, 31 për qind jo.

Një vendim i Gjykatës së Lartë të Gjermanisë i vitit 2021 e bëri më të vështirë për bankat ndryshimin e kushteve, duke përmbysur një praktikë që kishte lejuar për dekada bankat të rrisnin tarifat pa pëlqimin e mbajtësve të llogarive. /Telegrafi/

Exit mobile version