LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore e Kosovës: Gjatë pandemisë janë bërë 78 mijë kërkesa për shtyrje të këstit të kredisë

Banka Qendrore e Kosovës: Gjatë pandemisë janë bërë 78 mijë kërkesa për shtyrje të këstit të kredisë

Kriza e pandemisë COVID-19 ka goditur edhe ekonominë e Kosovës. E për këtë shumë persona dhe biznese janë detyruar të parashtrojnë kërkesë në bankat e Kosovës për shtyrjen e pagesës së këstit të kredisë.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se në periudhën mars, prill, maj dhe korrik janë parashtruar afër 78 mijë kërkesa për shtyrje të këstit të kredisë.

Ahmeti për KosovaPress, ka thënë se nga 78 mijë kërkesa, janë aprovuar 70 mijë e 564 kërkesa.


“Nga 77,629 kërkesa të parashtruara për shtyrje të kësteve për periudhën mars-prill-maj-korrik, janë aprovuar 70,564 kërkesa nga të cilat 57,443 për personat fizik dhe 20,186 për personat juridik”, tha Ahmeti.

Ndërsa në pyetjen, pas kësaj shtyrje të këstit të kredisë në tre mujorin e parë, se sa ankesa janë pranuar për rritje të kamatës, Ahmeti ka thënë se janë 131 ankesa të cilat janë zgjedhur në favor të palëve.

“Ju informoj se divizioni i ankesave në BQK, deri më tani ka pranuar 746 ankesa, nga të cilat 131 janë zgjidhur në favor të palëve, të tjerat janë kryesisht ankesa për interesin e rregullt të përllogaritur e që rezulton të jenë me përgjigje negative për palët”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës, kishin vendosur që bizneset dhe individët të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, t’ju mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri me 30 prill 2020. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Kalo në kategori