Me rritjen të gjitha çmimeve qytetarët po përpiqen të kursejnë ndonjë para të imët. Për të ndarë anash paratë, në këto dy javët e fundit ata denarët i këmbejnë në euro.
Paniku për ndonjë devalvim të monedhës vendore nga kriza globale e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ka bërë që inspektorët të dalin nëpër këmbimore për të evituar keqpërdorimet e tregtarëve në shitjen e euros deri në 62 denarë.
“Qytetarët me mendime të ndara, disa thonë se duhet të kursehet në denarë, të tjerët nxitojnë për t’i kthyer paratë në euro. Ndërsa shumica e tyre thonë se është mirë të kursehet nëse ka se çfarë të ruhet.”
“Maqedonia është gjithherë në krizë, arsyeja duhet të kërkohet te funksionarët ata duhet të përgjigjen, populli e vuan krizën, para s’ka – tregtia nuk ecë, ata janë hajna e kanë vjedh popullin.”
“A kemi vallë çfarë të kursejmë?! Kemi nga pak për shpenzime ditore, vështirë në këtë kohë krize. Me standardin tonë e me pagat tona mezi arrijmë të mbijetojmë.”
“Në denarë, ku jeton ashtu duhet të përshtatesh, unë nëse shkoj në Suedi duhet denarët ti ndërroj në paratë e tyre për të blerë diçka. Në bankë është më sigurt se të hy dikush në banesë ti vjedh të gjitha.”
“Në euro është më mirë ti mbajmë, më shumë ka vlerë se denarët harxhohen menjëherë. Kurse eurot themi më mirë mos t’i prishim andaj më lehtë i mbajmë”.
Nga Banka Popullore thonë se kemi më shumë euro rezervë se sa në krizën globale të 2008-ës, që do të thotë se nuk ka vend për panik dhe denari është stabil, larg spekulimeve se mund të ketë inflacion.
“Kemi kapacitete ta mbajmë kursin e denarit – e kemi mbajtur të qëndrueshëm edhe gjatë krizave të mëparshme si pandemia dhe kriza globale financiare. Kemi edhe mënyra të tjera me të cilat do të veprojmë nëse është e nevojshme. Rezervat devizore janë në nivel të lartë prej 3,5 miliardë euro (dy herë më i lartë se në periudhën e krizës globale financiare – ku edhe atëherë kemi ruajtur stabilitetin e denarit). Ne kemi edhe 400 milionë euro shtesë në dispozicion përmes depove të Bankës Qendrore Evropiane”, njoftojnë nga Banka Popullore e RMV-së.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore për lëvizjet monetare për janar 2022 gjithsej depozitat e sektorit jo shtetëror në banka arrijnë në 464,7 miliardë denarë. 262,2 miliardë denarë janë depozita në denarë, ndërsa rreth 202,5 miliardë denarë janë në valutë të huaj. Për muajin shkurt të dhënat fillestare tregojnë që depozitimi i valutave të huaja ka shënuar rritje të kursimeve, thonë nga Banka Popullore. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos