Banka Popullore: Rritet pagesa me kartela pagesore në tremujorin e dytë të vitit

Pagesa me kartela pagesore në tregti është rritur në kushte të pandemisë, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore nga statistika pagesore për tremujorin e dytë të vitit.
Prej atje sot informuan se pagesa me kartela pagesore shënon rritje vjetore te numri dhe vlera e transaksioneve të realizuara prej 7,4 për qind dhe 17,6 për qind.
E lartë është rrita vjetore e numrit të pagesave për blerje përmes internetit, i cili në tremujorin e dytë arrin 169,6 për qind dhe është pesë herë më i lartë nga rritja vjetore në kuartalin e njëjtë të vitit të kaluar. Në lidhje me shfrytëzimin e kartelave pagesore në vendet fizike të shitjes, është realizuar rritje vjetore prej 4,9 për qind, i cili është dukshëm më i ulët nga rritja vjetore në kuartalin e njëjtë të vitit të kaluar.
“Ndikimi negativ i pandemisë është shprehur te pagesat me shfrytëzim të instrumentit të transfereve kredituese, të cilat shënuan rënie vjetore prej 13,3% në krahasim me numrin dhe 17,4 për qind në krahasim me vlerën e transaksioneve. Megjithatë, nga fillimi i korona-krizës e këndej personat fizik gjithnjë e më shpesh i kanë shfrytëzuar përfitimet e veprimtarisë bankare elektronike. Numri i transfereve kredituese elektronike të kryera nga ana e qytetarëve në tremujorin e dytë është rritue për 42,2 për qind të dukshme në bazë vjetore, që është dyfish më shumë krahasuar me rritjen vjetore në tremujorin e njëjtë të vitit 2019 (20,9%)”, informon Banka Popullore.
Më së shumti qytetarët i kanë kryer pagesat përmes kompjuterit, më saktë në tremujorin e dytë shënohet rritje e lartë vjetore prej 32,9 për qind, i cili është pothuajse dyfish më i lartë nga rritja vjetore në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, kur ka arritur 14,7 për qind. Megjithatë, vazhdon edhe trendi i përdorimit të rritur të celularëve për pagesë, përkatësisht numri i pagesave përmes celularit është rritur për 75,1 për qind në bazë vjetore.
Nga ana tjetër, thonë nga Banka Popullore, kushtet që i vendosi pandemia kanë kontribuuar për ndërrim të përshpejtuar të shprehive të qytetarëve në lidhje me kryerjen e transfereve kredituese në letër, me ç’rast numri i transfereve kredituese të kryera në këtë mënyrë shënon rënie të madhe vjetore prej 24,6 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, përballë rritjes vjetore prej 4,1 për qind në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.
“Ndërrimi i shprehive të qytetarëve në kushte të lëvizjes së kufizuar për shkak të pandemisë kontribuoi për rritjen impozante vjetore të pagesave të tyre me kartela pagesore përmes internetit në vend prej 122,6 për qind, si dhe të transfereve kredituese të kryera nëpërmjet rrugës elektronike prej 32,2 për qind, gjatë gjysmës së parë të vitit 2020”, vlerësojnë nga Banka Popullore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania