Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se me qëllim që të jemi sa më afër klientëve dhe të ju ofrojmë shërbime sa më cilësore, tani kemi hapur hapësirën vetëshërbyese 24/7 në Albi Mall.
Hapësira vetëshërbyese 24/7 përmes pajisjeve inovative ofron mundësinë për të gjithë klientët tanë të kryejnë shërbimet bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke mos u kufizuar kështu nga orari zyrtar i punës.
Tani, ju në hapësirën në fjalë mund të depononi apo të tërhiqni në çdo kohë, po ashtu mund të qaseni në platformën e E-Banking dhe ti realizoni shërbimet bankare.
Ne mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të modernizojmë shërbimet tona, duke qenë gjithmonë në trend me zhvillimet bashkëkohore të sektorit bankarë. /Telegrafi/