LAJMI I FUNDIT:

Banka Ekonomike e Kosovës menaxhohet nga një ish-studente e UBT-së

Banka Ekonomike e Kosovës menaxhohet nga një ish-studente e UBT-së

Ish-studentja e UBT-së në MBE, Merita Gjyshinca – Peja, tashti e 3 vjet është duke e mbajtur postin e kryeshefes ekzekutive në Bankën Ekonomike, teksa njëkohësisht është duke i mbaruar edhe studimet e doktoratës për Menaxhment Strategjik dhe Udhëheqje në IEDC Bled School of Management, në Slloveni.

Arritjet e saj në aspektin profesional janë fryt i punës dhe angazhimit të vazhdueshëm, por sipas saj, ndonëse rrugëtimi drejt suksesit nuk ka qenë i lehtë, në UBT e ka gjetur mbështetjen e nevojshme.
“Balancimi i kohës kushtuar familjes, punës dhe studimeve në një universitet me shumë kërkesa në procesin akademik, siç është UBT, nuk ishte aspak e lehtë, mirëpo falë përkrahjes së familjes, guximit, vendosmërisë dhe fleksibilitetit, të cilin e ofron UBT, unë e kalova këtë kapitull, për të vazhduar me rrugëtimin tim drejt realizimit të ëndrrave të mia”, tha Gjyshinca – Peja.

Duke treguar për sfidat personale drejt përmbushjes së qëllimeve të saj, ajo i inkurajoi të rinjtë, e në veçanti gjininë femërore, që asnjëherë të mos dorëzohen përballë vështirësive të natyrave të ndryshme, gjatë zhvillimit dhe ngritjes profesionale.
“Për disa arsye objektive, edhe pse shumë i vogël në moshë, djali im ishte pjesëmarrës me mua në disa nga ligjëratat e mbajtura gjatë vitit të kaluar në Slloveni. Me këtë, dëshiroj t’i inkurajoj të gjithë, e në veçanti vajzat e gratë, që ta sfidojnë veten, të jenë të përkushtuara në arritjen e qëllimeve të tyre në shkollim dhe në zhvillim profesional”, theksoi ajo, nën arsyetimin se, “një shoqëri me shumë gra udhëheqëse, është potencial i fuqishëm për një mirëqenie më të begatë shoqërore”.


Ajo vlerësoi se e ardhmja e suksesshme e studentëve të UBT-së, është e sigurt dhe e pakontestueshme, pasi që sipas saj, ata që studiojnë në këtë institucion, i kanë hapur vetes rrugë drejt një të ardhme të shkëlqyer. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Botë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Kalo në kategori