LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Rritja ekonomisë botërore është ngadalësuar

Banka Botërore: Rritja ekonomisë botërore është ngadalësuar

Banka Botërore theksoi në raportin e fundit 6-mujor se konfliktet e vazhdueshme tregtare po japin një ndikim negativ.

Raporti, i quajtur “Qiejt e Errur”, bën të ditur se rritja ekonomike botërore është ngadalësuar, tensionet tregtare qëndrojnë të larta dhe rreziqet ndaj perspektivës janë shtuar.

Manaxherja e Grupit të Perspektivës së Zhvillimit, Franziska Ohnsorge, theksoi rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje në luftën tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, për të mirën e ekonomisë botërore.


“Shqetësimi qëndron te dy ekonomitë më të mëdha në botë, ku tensionet tregtare po shtohen. Shtetet e Bashkuara dhe Kina përbëjnë 20 për qind të tregtisë globale dhe zënë 40 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto në botë. Nëse tensionet tregtare përkeqësojnë rritjen ekonomike apo ngadalësojnë ekonominë e dy vendeve, efektet do të përhapen në të gjithë botën”, deklaroi Franziska Ohnsorge.

Ajo shton se kanë vlerësuar një skenar ku ekonomia ngadalësohet me 1 për qind tek të dy vendet në gjysmën e dytë të 2019-ës. Sipas Bankës Botërore, kjo do të ngadalësonte ekonominë botërore me 0.75 për qind-1 për qind në këtë vit edhe tjetrin.

Raporti projektoi një rritje ekonomike prej 3 për qind në 2018-ën, 2.9 për qind këtë vit dhe 2.8 për qind në vitin 2020.

Sipas organizatës, e gjithë kjo do varet nga performanca e ekonomisë amerikane. Banka Botërore projekton një rritje me 2.5 për qind të ekonomisë më të madhe në botë këtë vit, nga 2.9 për qind që pritet për 2018-ën. Në vitin e ardhshëm, norma pritet të bjerë në 1.7 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori