LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore për Shqipërinë: Ritmi i rritjes ekonomike parashikohet të ngadalësohet në 2.9 për qind

Banka Botërore për Shqipërinë: Ritmi i rritjes ekonomike parashikohet të ngadalësohet në 2.9 për qind

Në raportin ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore ndër mesazhet kryesore nënvizohet se pas rritjes së fortë ekonomike në vitin 2018, papunësia ra në nivele të ulëta historike.

Ndërsa, për Shqipërinë ndër mesazhet kryesore ishin se ritmi i rritjes ekonomike parashikohet të ngadalësohet në 2.9 për qind në vitin 2019, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike nga pakësimi i reshjeve.

Po ashtu, për Shqipërinë rritja ekonomike, e mbështetur nga kërkesa e brendshme, pritet të forcohet në rreth 3.5 për qind në periudhë afatmesme.


“Ngadalësimi i rritjes së ekonomisë botërore ka të ngjarë të ndikojë negativisht rritjen e eksporteve gjatë periudhës afatmesme, duke rritur kështu ekspozimin ndaj rreziqeve të jashtme dhe fiskale të vendit. Për të mbajtur nën kontroll ndikimin e këtyre rreziqeve, Shqipëria duhet të ruajë konsolidimin fiskal, të rrisë efikasitetin e shpenzimeve publike dhe të zbatojë reforma strukturore që forcojnë rritjen ekonomike”, nënvizohet në raport. /TCH/