LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore për Maqedoninë: Rritje ekonomike, por edhe të inflacionit

Banka Botërore për Maqedoninë: Rritje ekonomike, por edhe të inflacionit

Të vendoset theksi mbi reformat ekonomike dhe stabilizimin e financave publike. Këto janë rekomandimet e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE), pasi u arrit zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin me Greqinë.

Rritja ekonomike prej 0.2 për qind në 2017, u rrit në 2.7 për qind vitin e kaluar për shkak të konsumit dhe eksporteve neto, ndërkohë që investimet filluan të rimëkëmbeshin, njoftojnë nga Banka Botërore, duke shtuar se papunësia ra në nivele historike, ndërkohë që presioni për të rritur pagat vazhdon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë vit parashikohet një trend i rritjes prej 2.9 për qind, ndërsa në vitin 2020 pritet të arrijë 3.2 për qind si rezultat i aktiviteteve ndërtimore që pritet nga investimet dhe sektori i prodhimit”, thonë nga Banka Botërore.


Nga atje shtojnë se është planifikuar të rritet konsumi personal i mbështetur nga pagat më të larta, punësimi dhe rritja e kreditimit të ekonomive familjare.

“Forcimi i efikasitetit të shpenzimeve publike dhe zgjerimi i bazës tatimore do të ndihmon në stabilizimin e borxhit publik dhe të rivendosen rezerva fiskale për tronditjet e ardhshme”, thonë nga Banka Botërore.

Nga Banka Botërore raportojnë se inflacioni në Maqedoninë e Veriut ngeli 1.5 për qind në vitin 2018, megjithatë pritet që të rritet në 1.8 për qind këtë vit, gjegjësisht 1.9 për qind në vitin 2020./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori