Banka Botërore ka aprovuar një hua të re prej 20.80 milionë eurosh për Kosovën e cila do të ndihmojë në rritjen e të hyrave rurale në Kosovë përmes investimeve në sektorin e bujqësisë së vendit, veçanërisht në hortikulturë dhe blegtori.
Huaja është vazhdimësi e investimeve të mëhershme që kanë ndihmuar trajnimin e mbi 2500 bujqve dhe agro-përpunuesve për përgatitjen e aplikimeve për grante. Më shumë se 700 përfitues kanë marrë grante për të ndërtuar serra, hambarë dhe stalla, për të mbjell vreshta, për të blerë pajisje për fermë dhe për të bërë investime të tjera.
Projekti i Financimit Shtesë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në Kosovë do të shtojë aktivitetet ekzistuese si dhe do të financojë aktivitetet e reja për të përmirësuar efektivitetin zhvillimor të projektit. Ai do të kontribuojë në rritjen e: produktivitetit dhe përfitimit të fermave dhe ndërmarrjeve bujqësore; eksporteve bujqësore, veçanërisht të produkteve me vlerë të lartë; punësimit në zonat rurale – si atë afatgjatë ashtu edhe atë stinor; të ardhurave rurale dhe mundësive ekonomike për gratë dhe të rinjtë në sektorin e bujqësisë.
Bujqësia luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Mbi dy të tretat e popullsisë së vendit jetojnë në zonat rurale dhe varen nga ky sektor për të siguruar jetesën. Përkundër përmirësimeve të kohëve të fundit, ky sektor mbetet prapa në plotësimin e potencialit të vet produktiv dhe Kosova ende mbetet shumë e varur nga importet për plotësimin e nevojave të saj për ushqim.
“Bujqësia është sektor kritik për ekonominë e Kosovës, me një potencial të madh që të kontribuojë në rritjen e produktivitetit vendor, të konkurrueshmërisë në eksport, në krijimin e vendeve të punës dhe në uljen e varfërisë”, tha Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë. “Banka Botërore ka kënaqësinë të vazhdojë të mbështes përpjekjet e Kosovës për krijimin e një sektori bujqësor konkurrues, produktiv dhe të qëndrueshëm”.
Me mbështetjen nga projekti, kompanitë e vogla dhe të mesme përpunuese bëhen fitimprurëse pasi që i rrisin investimet e tyre në teknologji të avancuar, rrisin prodhimin/produktivitetin dhe përmirësojnë cilësinë e produkteve të tyre. Kompanitë më të vogla e zgjerojnë dhe e ngritin infrastrukturën e tyre, bashkë me cilësinë e produkteve të tyre në standardet që nevojiten për prani në tregun konkurrues. Fermat e vogla që dominojnë peizazhin rural gjithnjë e më shumë po integrohen në zinxhirë të vlerës fitimprurëse të blegtorisë dhe hortikulturës. Programi i granteve të këtij projekti po ashtu përmban edhe mekanizma për inkurajimin e grave dhe të rinjve për të marrë pjesë dhe për të përfituar nga projekti.
Kjo hua është kredi nga Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) i grupit të Bankës Botërore, që është fond për vendet me nevojat më të mëdha zhvillimore. Kreditë e IDA-s jepen me kushte koncesionale me shkallë të interesit zero ose shumë të ulët dhe me periudha të gjata të kthimit. Huaja ka periudhë maturiteti prej 25 vitesh, përfshirë grejs periudhë 5 vjet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!