Me siguri tashmë shumë herë deri tani keni parë ndonjë sportist të suksesshëm, se si pas stërvitjes së mundimshme hidhet në banjë të akullt
Mirëpo, gjykuar sipas hulumtimeve të fundit, mundimet tuaja disaminutëshe gjithsesi janë shpaguar…
Përdorimi i banjave të akullit ka një traditë të gjatë. Hipokrati ishte adhuruesi i tyre, pastaj faraonët egjiptianë, madje edhe babai i teorisë së evolucionit Charles Darwin, transmeton Telegrafi.
Shkenca moderne zbulon se zhytja në ujë me akull është provuar se ul presionin e gjakut, ndihmon në lehtësimin e depresionit dhe ankthit, madje edhe në humbjen e dhjamit.
Në një studim të fundit që krahason banjot e akullit me dushe të ftohta, studiuesit arritën në përfundimin se përdorimi i banjave të akullit është shumë më i dobishëm në disa zona kyçe.
Metoda e këtillë mundëson lirim të madh të kreatinekinaze-s (CK) në krahasim me metodën e bërjes dush pas përfundimit të trajnimit me interval të lartë (HIIT).
Gjithashtu, banjat e akullta më mirë kanë zvogëluar inflamacionin dhe lodhjen e muskujve pas stërvitjes për atë shkak që kanë shkaktuar ngushtimin e venave të gjakut, prandaj veç e veç edhe dhembjet pas stërvitjes.
Përdorimi i banjave të akullta gjithashtu zvogëlon të ashtuquajturit “dëmtim sekondar të muskujve”.
Pas ushtrimeve intensive niveli i kalciumit në organizëm çrregullohet gjë që mund të çojë në dëmtime oksidative të muskujve. Dhe derisa për rritje të muskujve është mirë të keni dëmtime të vogla, dëmtimet e mëdha, gjithsesi, nuk janë aspak të mira. Koha dhe temperatura.
Hulumtuesit konstatojnë se si për rezultate më të mira është e nevojshme “të futesh” në banjë të akullt një orë pas stërvitjes dhe të qëndroni “brenda” 14 deri në 18 minuta.
Temperatura e ujit duhet të jetë midis 9 dhe 12 gradësh Celsius. Pra, nuk bëhet fjalë për temperatura brutalisht të ulëta afër zeros.
Keni mjaft kohë që pas palestrës të arrini në shtëpi, të lëshoni ujin e ftohtë në vaskë dhe në të të hidhni një apo dy qese të vogla akull.
Ata të cilët duan të jenë më të sigurt për çdo rast mund të verifikojnë temperaturën e ujit me ndihmën e termometrit.
Pastaj të hyni në vaskë, të shtrëngoni dhëmbët dhe të përballoni kohën e nevojshme të cilën e kemi theksuar më sipër.
Nëse nuk mundeni të qëndroni aq gjatë, filloni gradualisht me kohëzgjatje më të shkurtër derisa të mësoheni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame