Bamieh: Kosovarët s’e denoncojnë korrupsionin, se s’kanë siguri nga institucionet (Video)

Ajo, para një grupi të studentëve, ka folur për keqpërdorimet dhe korrupsionin në institucionet e Kosovës si dhe në misionin e BE-së, EULEX, raporton KTV.
Pos, ryshfetit, Bamieh ka thënë se në Kosovë njerëzit nuk kanë se ku ta denoncojnë korrupsionin, për shkak se nuk ka siguri në asnjë institucion dhe se denoncuesit pastaj mund të kërcënohen.
Bamieh ka shtuar se gjatë hetimit të rasteve, ka parë shumë femra që janë abuzuar seksualisht dhe që e kanë pasur të pamundur denoncimin e rasteve, për shkak ato do të kërcënoheshin apo largoheshin prej punës.
Ajo ka thënë se ajo ishte përjashtuar nga misioni i EULEX-it, vetëm si hakmarrje ndaj deklaratave të saj për këtë mision, përcjell koha.net. Vendimi për shkëputjen e saj ishte marrë vetëm pak ditë pasi Bamieh kishte dalë haptas në media.




















































