Balotelli ndëshkohet për ndërhyrje të ashpër dhe pas dy minutave i shënon Ajaxit në LK (Foto/Video)

Mario Balotelli duket se është kthyer në elementin e tij.
Italiani shënoi golin e vetëm për Nicen në barazimin 1-1 ndaj Ajaxit në kualifikimet për fazën e grupeve për Ligën e Kampionëve.
Italiani në minutën e 30-të u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër dhe pas dy minutash shënoi golin e epërsisë.
Ai luajti 70 minuta në këtë takim, por mjaftueshëm për të qenë njeriu i ndeshjes.
Balotelli në sezonin e kaluar ishte një nga më meritorët për suksesin e Nices për të përfunduar në pozitën e tretë në Ligue 1. /Telegrafi/
1.

Nga
Telegrafi
27/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































