Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar pasi një balonë me ajër të nxehtë u rrëzua ndërsa po ulej në një fushë në Friesland.

Dëshmitarët thanë se balona humbi lartësinë papritur ndërsa po i afrohej tokës pranë De Hoeve, rreth 15 km në juglindje të Heerenveen, Holandë, shkruajnë mediat e huaja.


"Balona u përplas disa herë, duke bërë që njerëzit të binin nga shporta. Ata u lënduan rëndë dhe u desh të trajtoheshin nga ne dhe të dërgoheshin në spital", tha punonjësi i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit Jan Willem Zwart.

Një person vdiq në vendngjarje ndërsa pesë të tjerë dërguan në spital, tre prej tyre me lëndime të rënda.

Ndryshe, balona filloi fluturimin e saj në Joure me 34 persona në bord, përfshirë një pilot dhe një bashkëpilot. /Telegrafi/