Ballkani ka arritur fitore të lehtë në udhëtim te Dukagjini i Klinës.

Skuadra e Ismet Munishit ka triumfuar me rezultat të pastër 0-2, ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.


Në fakt Ballkani realizoi edhe në pjesën e parë me Blendi Baftiun, por që goli i tij u anulua për shkak të prekjes me dorë.

75237517 2442282686009435 1800634093608632320 o

Kësisoj pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë Blendi Baftiu realizoi për epërsinë 0-1 të Ballkanit.

Ishte minuta e 57-të e ndeshjes kur sulmuesi Artur Magani shënoi me një goditje të fortë për rezultatin përfundimtar.

73358313 2442281819342855 1646827011181641728 o

Kësisoj kampioni vjeshtor i Kosovës i bashkohet në gjysmëfinale skuadrave si Drenica dhe Prishtina.

Ndeshja e fundit çerekfinale do të zhvillohet të mërkurën mes Lirisë dhe Feronikelit. /Telegrafi/

telegrafi sport app