LAJMI I FUNDIT:

Ballkani kryen detyrën ndaj Ferizajt dhe rikthehet lider i ligës

Ballkani kryen detyrën ndaj Ferizajt dhe rikthehet lider i ligës

Ballkani ka fituar ndaj Ferizajt me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

“Xhebrailat” kanë marr edhe fitoren e radhës në kampionat, duke mposhtur “Ujqit” dhe duke rikthyer primatin si lider i ligës.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, lojë të ashpër të mysafirëve dhe një gol të shënuar nga Ballkani.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 25-të dhe ishte Edvin Kuc, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, Ferizaj u mundua të befasonte me anë të kundërsulmeve, por nuk arriti, ndërsa Ballkani e ndëshkoi edhe dy herë tjera në fund me dy penallti, të fituara nga Liridon Fetahaj.

Fillimisht ishte sulmuesi Arbër Hoxha (80’), i cili shënoi me panenka për 2-0, ndërsa në minutat shtesë ishte portieri Armend Ruxhi, i cili shënoi për 3-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 40 pikë apo tri më shumë se Drita dhe Prishtina, ndërsa Ferizaj zë vendin e 10-të me 19 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori