Klubi nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e dy lojtarëve të rinj në afatin kalimtar të janarit.

Ballkani befasoi të gjithë kur pas mbylljes së gjysmës së sezonit vendosi ta largojë transferimin e Ismet Munishi, ndërsa në vend të tij erdhi Blendi Shkëmbi.


Pas ardhjes së trajnerit nga Shqipëria, ka filluar të ndryshojë edhe fizionomia e skuadrës, ku shumë lojtarë janë larguar.

Megjithatë, Shkëmbi po punon edhe në afrime të reja dhe tashmë kanë konfirmuar dy transferime me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit:Dy ardhjet e reja në FC Ballkani: Suharekë, 30.01.2021 Gjatë fazës përgatitore në Antalya kemi arritur marrëveshje me futbollistin Arbër Shala, i cili luan në pozitën mbrojtës/anësor i majtë. Klubi nga i cili është transferuar Arbëri është KF Renova nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave nga liga e Kosovës.

Gjithashtu, është arritur marrëveshja me portierin nga Mali i Zi Damir Ljuljanovic, i cili ka përvojë ndërkombëtare, ndërsa klubi nga i cili është transferuar në FC Ballkani është FK Decic nga Mali i Zi. Na priftë e mbara Arbër & Damir/Telegrafi/

telegrafi sport app