Përderisa Albin Kurti vuri reciprocitetin dhe nuk po e lavdëron fare Ballkonin e tij të hapur, Edi Rama tashmë ka kohë që e ka zbardhur se çfarë ka folur prapa dyerve të mbyllura e të hapura të Evropës. Ai e lavdëroi Ballkanin e tij, të Aleksandar Vuçiqit dhe Zoran Zaevit … se qysh e dini edhe ju në fillim fare ishin vetëm Rama, Vuçiqi dhe Zaevi. Gojëkëqijtë përmendin edhe “apostuj” të tjerë, por njëri nga këta do ta ketë patjetër autorësinë e idesë. Në rregull, mund edhe të mos jenë autorët. Ndoshta vetëm po e aktrojnë Ballkanin e Hapur, ose luftën …!
Qysh ka thënë edhe i moçmi, “Mos e lavdërofsha … Ballkanin tim, u kalltë“, ashtu bëri edhe Rama. E lavdëroi … “për të mos u kallur lufta sërish”, thotë ai. “O do hapet, o do kallet Ballkani”, është bërë refreni i marshit të tij ballkanik. Ashtu si këndohet nëpër dasmat kosovare “Do ta kallim fitilin e llambës …” ashtu këndon edhe Rama … do ta kallim, Ballkanin, ose do ta hapim.
Në nivel strategjik, situata pak a shumë paraqitet kështu. Nëse Rama, Vuçiqi apo Zaevi e shpallën Ballkanin e Hapur, kryeministri i Kosovës e shpalli Ballkonin e Hapur. Në një ballkon të hapur, në katin e dytë të Kryeministrisë, me pamje nga Komuna e opozitës, ai priti diasporën. Tash, mos u ngutni të nxirrni përfundime. Mos thoni se këto dy ide nuk kanë fare të bëjnë me njëra-tjetrën. Kanë të bëjnë.
A nuk do vijë diaspora nëpër Ballkanin e Hapur? Nëpër Ballkanin e Hapur, në Ballkonin e Hapur. Ja pra, kanë lidhje. Kundërshtari më i madh i Ballkanit të Hapur nuk është kryeministri kosovar, por presidenti serb Vuçiq. Ai e do Ballkanin e Hapur veç për vete dhe … për Ramën, por jo edhe për diasporën kosovare, e cila pret me orë në kufi, ku keqtrajtohen për “imtësitë” si targat dhe shtetësia.
Kosovarët me dokumentet dhe tabelat e tyre ka kohë që nuk kalojnë dot nëpër Serbi. Kjo u përmend edhe në ndejën e Ballkonit të Hapur. Bashkatdhetarët pyesin me të drejtë ku është dallimi mes Ramës dhe Kurtit. Veç një shkronjë është? Ballkani i Hapur versus Ballkonit të hapur?
Por, Ballkani i Hapur nuk është i mundur sepse presidenti serb nuk e do reciprocitetin. Sapo ja përmend reciprocitetin ai i përmend barrikadat. Pra, Ballkani i Hapur pamundësohet nga barrikadat. Tash, po e kuptoni: Presidenti i Serbisë do me e hap Ballkanin duke mbyllur rrugë, e reciprociteti synon me hapë rrugë nëpër Serbi. Reciprociteti kërkon për shtetasit serbë, aq sa kërkon Serbia për shtetasit e Kosovës.
Kur dikush i ve barrikadat dhe bllokon rrugët, kjo tregon disa gjëra: e para, se janë të pakënaqur dhe e dyta se nuk i kontrollojnë rrugët. Përse barrikadat? Çka po ndodhë në veri të Kosovës? Me kë është Serbia? Po Shqipëria? Me Ballkanin apo ballkonin e hapur?
Asgjë nuk po ndodhë. Fqinjët po provojnë reflekset e njëri-tjetrit. Serbët të kapur në ingranazhin rus, dhe kosovarët e mbuluar me çadrën e NATO-s, po provokohen përtej barrikadave.
Ftesa Rama-Vuçiq për Ballkanin e Hapur pretendon se hapja e Ballkanit me gjithë interesat e kundërta dhe marrëdhëniet e tendosura Kosovë-Serbi është çliruese! Mbase edhe tingëllon si bashkëpunuese, paqësore kjo ftesë edhe pse gjithnjë paqja dhe liria në mënyrë masive keqpërdoren nga politika ditore. Sapo i nxjerr nga retorika spekulative, ato bëhen argumente shumë relative. Liria e kujt? Çka është paqja pa reciprocitet? A nuk tingëllon më tepër si armëpushim? Mos po angazhohet presidenti serb për lirinë e Kosovës?
“Ballkani i hapur ose luftë”, paralajmëron Rama konferencave pa dashur të tingëllojë si zëdhënës i Vuçiqit .. E ky i fundit nuk flet për luftën, por ai mund ta bëjë atë të ndodhë. Ai nuk kërcënon, ai është kërcënimi vet. Kërcënon konkurrencën edhe Evropën me të, Rama?
Luftë në Ballkan nuk do të ketë. Megjithatë, mos Rama po hapë dilema se me kë do të jetë, nëse Ballkani nuk hapet?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës