Nga: Philip Oltermann / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Regjisori iranian Mohammad Rasoulof, i shpëtoi burgimit të pashmangshëm në Iran, duke shmangur që të gjitha pajisjet e gjurmueshme elektronike dhe duke ecur në këmbë nëpër kufirin malor, ka thënë regjisori në një intervistë ekskluzive për ditoren Guardian.
Por, edhe pse ka gjetur strehë në Gjermani dhe është optimist për pjesëmarrjen në premierën e filmit të tij në Kanë, në javën e ardhshme – për të cilin gati sa nuk vuajti tetë vjet burg – Rasoulof tha se pret të kthehet “shumë shpejt” në vendin e vet dhe të ballafaqohet me dënimin.
Duke folur përpara premierës në Festivalin e Filmit në Kanë, të filmit të tij Fara e fikut të shenjtë, regjisori i pavarur i vlerësuar me shumë çmime tha se situata e tij ligjore e la “pa zgjedhje”, pos që të largohet nga republika teokratike islamike, sepse ai ishte përcaktuar që të vazhdojë ta tregojë historinë e njerëzve të saj në film.
“Misioni im është të jem në gjendje të përcjell narrativat e asaj që po ndodh në Iran, si dhe për situatën në të cilën kemi ngecur si iranianë”, tha Rasalouf në një video-telefonatë nga vendndodhja e pazbuluar në Gjermani. “Kjo është ajo që nuk mund ta bëj në burg”.
Një nga kineastët kryesorë të gjallë të Iranit, Rasalouf dy herë ka vuajtur në burgjet iraniane, disa prej të cilave në izolim. U dënua për filmim pa leje në vitin 2010 dhe përsëri në vitin 2020 për filmin e tij Burri me integritet – për të cilin autoritetet iraniane thanë se është “marrëveshje kundër sigurisë kombëtare dhe propagandë kundër sistemit”.
Pasi iu hoq pasaporta në vitin 2017, iu dha çmimi kryesor në festivalin e Berlinit më 2020 – në mungesë – për filmin e tij Nuk ka ligësi.
Filmi i fundit i Rasoulofit, i cili premierën do ta ketë në Kanë më 24 maj, tregon historinë e gjyqtarit hetues i cili përballet me paranojë përgjatë trazirave politike në Teheran.
Pas vdekjes në vitin 2022, të Mahsa Aminit në paraburgim – të gruas 22-vjeçare kurdo-iraniane e cila u arrestua pas dyshimit se nuk e mbante siç duhej shaminë islame – Republika e Azisë Perëndimore përjetoi protesta në shkallë të gjerë kundër institucionit klerik i cili sundon me Iranin që nga viti 1979.
Duke e zhvendosur fokusin e filmave të vet të fundit nga sistemi shoqëror i Iranit në përgjithësi tek individët të cilët i rezistojnë shtypjes, Rasoulof tha se e dinte se do të merrte dënimin më ndëshkues sesa me filmat e mëparshëm.
Autoritetet e akuzuan për realizimin e filmit të tij pa marrë licencë nga autoritetet përkatëse – krahas akuzave të tjera se aktoret gra nuk e mbanin hixhabin siç duhet dhe se ishin filmuar pa hixhab, tha në një letër avokati i tij Babak Paknia.
Duke përfshirë burgimin, gjobën, konfiskimin e pronës si dhe dënimin me fshikullim për shishet e verës të cilat u gjetën nga policia gjatë bastisjes në banesën e tij, dënimi që rezultoi ishte më i ashpri që i është dhënë ndonjë regjisori në Iran.
“Kam shkruar shumë projekte kur isha në burg dhe gjithmonë e kam ndier se nëse shkoj në burg për vite të tëra, nuk do ta kem forcën apo aftësinë për t’i bërë këta filma”, tha Rasoulof. “Pra, së pari duhet t’i bëj dhe më pas është gjithmonë ajo koha për t’u kthyer dhe për të shkuar në burg”.
“Në mendje e kam idenë se do të kthehem shumë shpejt, por mendoj se ky është rasti i të gjithë iranianëve të cilët janë larguar nga vendi”, shtoi ai. “Që të gjithë e kanë valixhen gati”.
Edhe pse pati katër muaj pritje midis dënimit të tij me burg – të shpallur për herë të parë nga një gjykatë në Teheran në janar dhe dërgimit të tij për zbatim këtë muaj – Rasoulof tha se kishte hapësirë prej orëve kur duhej të vendoste nëse do të qëndrojë në Iran apo do të largohet.
Me këshillën e një miku, e ndërpreu gjithë komunikimin me celular ose kompjuter dhe u nis drejt kufirit, duke kaluar në këmbë përmes një rruge sekrete. “Ishte ecje prej disa orëve, rraskapitëse dhe shumë e rrezikshme që duhej ta bëja me një udhërrëfyes”, kujton Rasoulof, teksa flet me ndihmën e përkthyesit.
Pas rrugëtimit, u fsheh në një shtëpi të sigurt. “Më duhej të qëndroja atje përpara se të më bartnin në një qytet dhe prej andej në një vend ku mund të kontaktoja autoritetet gjermane”.
Autoritetet kulturore në Gjermani ndihmuan në konfirmimin e identitetit të regjisorit dhe Ministria e Punëve të Jashtme ia dha dokumentet që mundësonin udhëtimin për në Evropë. Vetëm pas mbërritjes së tij në Gjermani, arratisja e Rasoulofit u bë publike nga avokati.
I pyetur nëse Ministria e Jashtme Gjermane kishte ndihmuar udhëtimin e Rasoulofit në Evropë, një zëdhënës tha se nuk mund të komentojë për rastet individuale, duke shtuar: “Qeveria federale nuk do të zmbrapsë përpjekjet për të mbështetur shoqërinë e guximshme civile të Iranit”.
Edhe pse mbetet pa pasaportë, tha se autoritetet gjermane dhe franceze janë aktualisht në bisedime për ta lejuar që të udhëtojë në festivalin e filmit në Azur – përpara premierës të së premtes së ardhshme të Farës së fikut të shenjtë, e cila do të jetë në konkurrencën kryesore.
Arsyeja se pse shteti iranian kishte bërë kaq shumë për të goditur filmat e tij, tha ai, ishte se “si çdo diktaturë apo sistem tjetër totalitar, duan kontroll absolut mbi imazhet që nuk u pëlqejnë e të cilat e ballafaqojnë realitetin e tyre, qenien dhe sistemin e tyre”.
“Thjesht, përpiqen t’i trembin që të gjithë dhe t’i largojnë që të gjithë nga çdo përpjekje për të bërë filma ose për t’u shprehur ose për të përdorur lirinë, vetëm për shkak të këtij iluzioni kontrolli”, tha ai. “Prandaj, mesazhi im për kolegët e mi, për kineastët e tjerë është: ka zgjidhje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme