LAJMI I FUNDIT:

Balena Blu edhe katër raste të reja në Shkodër (Video)

Balena Blu edhe katër raste të reja në Shkodër (Video)

Famulltari i Katedrales “Shën Shtjefni” në Shkodër, Dom Artur Jaku ka dhënë alarmin se loja “Balena Blu” është përhapur edhe në Shkodër, me 4 raste të dyshuara. Gjatë meshës, ai ka sjellë dëshmi nga besimtarët.

“Vetëm sot kam pasur disa raste nga fëmijë që frekuentojnë kishën, njëri prej të cilëve më ka thënë se motra ime e ka prerë dorën për të bërë shenjën e balenës, duke rrezikuar të presë damarët. Unë di dhe raste të tjera që përbëjnë një rrezik të jashtëzakonshëm”, ka thënë Dom Jaku.

https://www.youtube.com/watch?v=TwQfyNdVD6U


Predikimin në katedrale Dom Jaku ia ka kushtuar rrezikut të kësaj loje, si dhe thirrjes për prindërit që të ruajnë fëmijët nga ekspozimi në internet.

“Ju lutem, edhe ju fëmijëve që jeni këtu, por sidomos prindërve, kontrolloni fëmijët. Nuk mjafton t’i blini fëmijës një telefon dhe ta lini të bëjë ç’të dojë. Nuk mund t’i blini një kompjuter e ta lini të bëjë ç’të dojë. Ju lutem bëni kujdes”, ka thënë Dom Jaku. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori