Ish-deputetja e NISMA-s, Albulena Balaj-Halimaj ka thënë se jo parti nuk ka lidhje me nepotizmin.

Balaj-Halimaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se NISMA në dy vite qeverisje nuk e njeh termin e nepotizmit.


“Nuk keni pse diskutoni me Nismën për këtë temë. Merruni me atë që po deklaron Kadri Veseli se po e lufton nepotizmin”, shtoi Balaj-Halimi, përcjell Telegrafi.

Ish-deputetja thotë se asnjë subjekt nuk e ka të garantuar NISMA-n në qeveri vetëm për t’i votuar nëse nuk ua plotëson pikat e tyre programore.

“Zoti Reçica ka kërkuar ngritjen e pagës minimale prej shumë kohësh por nuk kemi mundur. Kemi pasur bllokada...Dihet kush e ka pasur Ministrinë e Financave”.

Balaj-Halimaj ka thënë se edhe Projektligjin për mësimdhënësit e viteve 90-ta janë përpjekur për ta bllokuar por nuk kanë mundur.

Ajo thotë se njëra ndër pikat ku NISMA nuk do të lëshoj pe është edhe trajtimi i punëtorëve në sektorin privat./Telegrafi/