Kryetar i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj ka thënë se janë bordet politike ato që e kanë dëmtuar Telekomin e Kosovës, duke shtuar se kjo ndërmarrje nuk është duke falimentuar, edhe pse sipas tij shumë do të donin që të shihnin falimentimin e saj.
Balaj tha se ndërmarrja publike e cila po përballet me vështirësi tani, nuk është duke falimentuar.
“Në vazhdimësi bordet kanë qenë të emëruara nga Qeveritë e Kosovës. Edhe sot ato borde vijnë ashtu, nënshkrimet e kontratave janë bë të dëmshme, tu fillu prej kontratës së Z-Mobile nga ish-shefat ekzekutiv të Telekomit, që e dimë edhe qysh kanë ardhur në Telekom. Bordet ish dashur t’i monitorojnë kontratat, sepse pa lejen e tyre nuk ka mundur me i nënshkrua. Njësia për monitorim të ndërmarrjeve publike ka qenë puna e saj nën zero. Sigurisht bordet kanë qenë në vazhdimësi borde politike dhe e kanë pas një ndikim në nënshkrimin e kontratave të dëmshme”, tha Balaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
“Nuk po falimenton Telekomi. Kënaqësia e shumëve është me falimentuar, por jo. Shumë ja kanë mësy, qe një kohë të gjatë janë mundu me e falimentuar Telekomin, por nuk ka shana sepse është një gjigant. Unë po e them edhe sot se në vazhdimësi e kam thënë, të dhënat zyrtare që i kam marrë nga Ministria e Zhvillimit ekonomik, që mbi 600 milionë Telekomi i ka dhanë dividendë Qeverive të Republikës së Kosovës. Është gjendje e keqe, janë rënie në Telekom, kontratat e këqija që janë bërë. Deri te kjo që ka ardh te përmbaruesi që sot i ka tërhequr nga xhirollogaria të gjitha paratë. Diku rreth 3.5 milionë kanë qenë në xhirollogari. Besoj që është përgjegjësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duhet me marr përgjegjësinë për atë që po ndodh në Telekom. Nuk janë fajtor punëtorët, por Qeveria, dhe kur them Qeveria nuk e kam fjalën për këtë apo të kaluarën, por bordet kanë ardhur nga Qeveritë në vazhdimësi”, tha Balaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
Këto janë skemat e pensioneve që shënuan rritje gjatë dhjetorit 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!