BALADA E BILL HABARDIT, TUE U ZBAVITË DERI N’DEKË

Instrumentali: “Balada e Bill Habardit” (“The Ballad of Bill Hubbard”, albumi “Amused to Death”, 1992) Muzika e aranzhmani: Roger Waters Flet: Alfred Razzell (veteran i Luftës s’Parë Botnore) E përktheu: Agron Shala
BALADA E BILL HABARDIT
Dy senet qi m’mundojnë mue ma s’shumti janë ato kur m’âsht dâsht me i mbledhë librezat e ushtarëve edhe kur e kam lanë Bill Habardin n’zonë t’ndërmjeme. M’caktuen e m’çuen te llogori i tyne. Edhe, para se me i bâ nja dy a tre hapa teposhtë për n’llogor, e ndigjova nji zâ. “Tung Rez, sa mirë qi po t’shoh. Kjo âsht e dyta natë qi jam ktu”. Edhe tha: “Po nihna keq”. Ish pasë kanë Bill Habardi, njani prej atyne qi i kemi ushtrue n’Angli; pjestar i batalionit t’parë.
Edhe, ia kqyra plagën. E çova nalt. E pashë unë se âsht nji plagë vdekatare. Munesh me marrë me mên tash ti se çfarë dhimbje ka pasë ai. Pikojke prej njersve. Edhe, masi i kalova nja tri gropa t’predhave, masi i anashkalova ato, me pasë kanë... me pasë kanë nji shteg a nji rrugë, kisha mujtë me mbajtë ma mirë. Ai m’prekke: “Lshom, nuk po muj me durue ma. Lemë t’des. Lshom”. Kam pasë ymyt mos po i bjen t’fiktë. I thash: “Me t’lanë këtu Bill, ata s’kanë me t’gjetë ma. Hajt edhe nji here ta provojmë”. Ai tha: “Ani pra”, edhe e njejta gjâ na ndodhi; nuk mujke me durue ma shumë. E, m’u ka dâshtë me e lanë aty, n’zonë t’ndërmjeme.
TUE U ZBAVITË DERI N’DEKË
Muzika, aranzhmani e teksti: Roger Waters Këndon: Roger Waters Flet: Alfred Razzell E përktheu: Agron Shala
Doktor, doktor, çka âsht kah ndodhë kështu me mue Kjo jetë e konsumit âsht kah zgjatë shumë Cila âsht jetëgjatësia e nji televizori me ngjyra Cili âsht afati i përdorimit i nji bukuroshje tinejxhere
Oh, ti grue e vështirë Oh, ti çikë e lazdrueme
Nji gazetar zhbirues e nuhat n’ajr Kur Xhesika Han u fundos* Po kapet n’atë simbol T’pavarsís I joshun prej ndjenjave cullake Për bukuroshen e famshme qi trupi iu shpërdor
Oh, ti grue e vështirë Oh, ti qikë e lazdrueme
Edhe, fëmijët e serisë Melrouz** Peshë janë çue Âsht zero absolute, tamam ftoht E atje n’lugajë, për lezet Para ekraneve t’televizorit picimulat galuc rrinë
S’ka mendime për me i mendue S’ka lot me i lotue Asgjâ s’ka mbetë Deri n’frymën e fundit
Kamarier, çka âsht kah ndodhë kështu me mue Pse fryma âsht kah m’ndalet Kapiteni tha, m’fal ti zojë Ky soj e ka zbavitë veten deri n’dekë
E ka zbavitë veten deri n’dekë E ka zbavitë veten deri n’dekë
E kemi pa qysh âsht shpalos tragjedia Kemi bâ çka na kanë thânë Kemi ble e kemi shitë Shou ma i miri ke ky n’botë Ama masanej krejt maroj Jemi knaqë Kerreve t’garave ju kemi grahë I kemi hangër qypat e fundit me kaviar E diku atje te yjet Nji syprehtë ka pá Nji dritë flakruese e veneroi Nji urra tonën t’fundit
Edhe kur i gjetën hijet tona T’mbërthyem përreth ekraneve t’televizorit E i ranë mas çdo gjurme E përsëritën çdo test I kontrolluen krejt shënimet n’listën e tyne E masanej kur antropologu alien E pranoi se janë hala t’hutuem Tue e eliminue çdo arsye tjetër Për dështimin tonë t’dhimbshëm U kapën për t’vetmen arsye qi ka mbetë Se ky soj e ka zbavitë veten deri n’dekë
Asnji lot me lotue Asnji ndjenjë s’ka mbetë Ky soj e ka zbavitë veten deri n’dekë E ka zbavitë veten deri n’dekë
Shumë vjet ma vonë e kam pa êmnin e Bill Habardit n’Përkujtimoren e t’Zhdukunve n’Aras. E unë... kur e kam pa êmnin e tij, jam shtangë krejt. M’dukej si me pas kanë tash nji qenie njerzore e gjallë, n’vend se nji kujtim i tmerrshëm se qysh jam detyrue unë me e lanë, tana ato vjet ma heret. Edhe jam ndie i çliruem e prej atëhere jam ndie i lumuntun për ktë. Se, gjithmonë ma herët... sa herë qi kam mendue për ta, i kam thanë vetes se “a kam mujtë me bâ diçka ma shumë?”... “Lshom, se ma me qejf du me dekë, du me dekë, lshom”. E kjo gjithmonë m’ka shqetësue. E, kur e pashë ate, e êmnin e tij n’regjistra... e ti e di se te përkujtimoret âsht nji vend... nji regjistër atje me krejt emnat... e tue e pa êmin e tij aty e mandej edhe n’Përkujtimore, kjo ke si me e ndriçue zêmrën teme.
“Kur e ke pá êmin e tij n’Përkujtimore?”
Ah, kur isha 87 vjeç e kjo i bjen... ’84... 1984.
/Telegrafi/













































