LAJMI I FUNDIT:

Bajrami u prit nga kryeparlamentari i Maqedonisë, flasin për bashkëpunim në fushën e arsimit

Bajrami u prit nga kryeparlamentari i Maqedonisë, flasin për bashkëpunim në fushën e arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami është pritur sot nga kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e arsimit.

Bajrami me këtë rast ka uruar kryetarin Xhaferi për detyrën e re, njëherësh shprehu bindjen se me lidershipin e tij si kryeparalmentar i parë shqiptarë në Maqedoni do të avancohet pozita e shqiptarëve në vend.

Ministri  Bajrami, gjithashtu tha se është më se i nevojshëm thellimi i bashkëpunimit reciprok ndërmjet institucioneve të larta të Kosovës dhe Maqedonisë për mirëqenien e qytetarëve  të të dyja vendeve.


Ndër të tjera u bisedua edhe për sfidat që e presin kryetarin e ri, me ç`rast ministri Bajrami u shpreh i gatshëm të ofroi mbështetje, bazuar edhe në përvojën dhe kompetencat profesionale që posedon.

Ministri Bajrami, foli edhe për bashkëpunimin aktual ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe Maqedonisë, njëherësh theksoi se sektori i arsimit si prioritet kombëtar është një ndër fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit, me theks te veçantë në këmbimin e ekspertëve arsimor dhe mobilitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori