Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në Konferencën njëditore “Gjendja e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore në Kosovë”.
Sipas komunikatës për media të lëshuar nga MAShT-i, qëllimi i kësaj Konference ka qenë hapja e një debati në lidhje me njoftimin e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore që po zhvillohen në Kosovë, të arriturat, vizionet, mundësitë për të ardhmen, si dhe prezantimi i projekteve të vogla shkencore fituese për këtë vit, të përkrahura nga MAShT.
Me këtë rast, ministri Bajrami ka vlerësuar se hulumtimi dhe kërkimi shkencor është një fushë, në të cilën duhet bërë më shumë, në mënyrë që krahas komponentës akademike që zhvillohet në institucionet e arsimit të lartë, të zhvillohet edhe komponenta e kërkimit shkencor.
Ministri Bajrami ka theksuar se komponenta e parë e mbështetjes së hulumtimit shkencor është rritja e buxhetit, sidomos në fusha të rëndësishme, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të vendit.
“Detyrë e Ministrisë së Arsimit është që të rrisim fondet për mbështetjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore. Komponentë tjetër shumë e rëndësishme është edhe ringjallja e resurseve brenda universiteteve publike, instituteve dhe bizneseve, në mënyrë që ato të stimulojnë kërkimin shkencor”, është shprehur ministri Bajrami.
Ministri Bajrami, sipas komunikatës ka folur edhe për përcaktimin e standardeve kombëtare të fushave me interes, të cilat e përcaktojnë qartë një hulumtim dhe kërkim të mirëfilltë shkencor, në mënyrë që të mundësohet orientimi i fondeve në fushat, të cilat paraqesin kontribut në përparimin e përgjithshëm shkencor të vendit.
Pjesë e kësaj Konference kanë qenë edhe rektorë të universiteteve publike dhe private në vend, prorektorë për shkencë, dekanë të fakulteteve, profesorë, përfitues të projekteve shkencore të MAShT dhe studentë. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!