LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Shqiptarët e Stambollit votuan masivisht në favor të kandidatit të Erdoganit (Video)

Bajrami: Shqiptarët e Stambollit votuan masivisht në favor të kandidatit të Erdoganit (Video)

Doktori i Shkencave Islame, Mustafa Bajrami ka thënë se fitoren më të thellë në Stamboll kandidati i partisë së Erdoganit e shënoi në vendin me popullësi që kanë shumicë shqiptare.

Bajrami, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Binali Yildirim nga partia e Erdoganit më së shumti vota përballë kundërkandidatit të tij ka marrë në Arnautkol.

“Vendi në të cilin ka marrë më së shumti vota Yildirim është Arnautkol. Ky vend ka popullsi shumicë shqiptare. Aty kandidati i Erdoganit ka marrë mbi 60 % të votave. Mendoj se edhe ky fakt flet”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Doktori i Shkencave Islame thotë sipas analizave të bëra nga Stambolli, janë konsideruar dy shkaktarë të humbjes së kandidatit të Erdoganit.

“E para: Tendenca dhe përpjekja këmbëngulëse e AKP-së për të përsëritur zgjedhjet në Stamboll. Dhe e dyta: Një numër i madh i votuesve, që janë mbi 2 milionë,  kanë qenë gjatë kësaj kohe në pushime, janë detyruar të kthehen në Stamboll për të votuar. Ata kanë pasur një hidhërim hezitues dhe nuk ia kanë dhënë votën AKP-së”.

Bajrami thotë se sondazhet kredibile në Turqi kanë parashikuar fitoren e Imamoglut madje ai shton se edhe vet dy ditë para zgjedhjeve kishte bërë një shkrim ku tha se Yildirim do ta kishte të vështirë ta fitojë Stambollin.

Luma: Humbja e Stambollit, fillimi i fundit të epokës së Erdoganit (Video)
Lexo po ashtu Luma: Humbja e Stambollit, fillimi i fundit të epokës së Erdoganit (Video)

Doktori i Shkencave Islame thotë se ekonomia ka ndikuar në këtë rënie të Erdoganit, por sipas tij edhe disa thyerje të mëdha që kanë ndodhur në AKP kanë ndikuar në rezultatin e Stambollit.

Gëzim Kelmendi: Rezultati i Stambollit, përgjigjja më e çartë për të gjithë ata që akuzuan Erdoganin si diktator (Video)
Lexo po ashtu Gëzim Kelmendi: Rezultati i Stambollit, përgjigjja më e çartë për të gjithë ata që akuzuan Erdoganin si diktator (Video)

“Largimi i Davutoglu nga AKP, sipas njohësve të mirë të Turqisë, i përngjanë largimit të Erdoganit nga partia e dikurshme e Erbakanit. Frika e AKP-së dhe Erdoganit që ish-kryeministri Ahmet Davutoglu po rrëshqet butësisht karshi Lindjes së Mesme, karshi Ballkanit dhe karshi FETO-s [Gulenistëve] ndikoi që në një nga mbledhjet e AKP-së në mënyrë unanime në të ardhmen të mos jetë pjesë ë partisë”, tha Bajrami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori