LAJMI I FUNDIT:

Bajrami ngre alarmin: Për herë të parë nga Kosova ka ikje masive të punëtorëve të administratës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në një intervistë për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka thënë se në administratë ka filluar persekutimi i punonjësve.

Bajrami thotë se për herë të parë në Kosovë ka evidenca që punëtorët e administratës po i lëshojnë vendet e punës dhe Kosovën.

Sipas ish-ministres së Financave e gjitha kjo po ndodh për shkak të persekutimit politik.


Bajrami: Qeveria Kurti e dobët në qeverisje, ka tendenca për kapje të prokurorisë dhe po e mbanë pushtetin me propagandë
Lexo po ashtu Bajrami: Qeveria Kurti e dobët në qeverisje, ka tendenca për kapje të prokurorisë dhe po e mbanë pushtetin me propagandë

“Kemi ikje masive të punëtorëve të kualifikuar. Për herë të parë kemi ikje masive të punëtorëve nga administrata publike. Kjo po ndodh pasi që ka persekutim të njerëzve, ndjekje të njerëzve dhe një stagnim në paga”.

Deputetja Hykmete Bajrami gjatë intervistës në emisionin “Përballje” Foto: Ridvan Slivova

Bajrami thotë se ka ngecje edhe në investimet kapitale.

“”Gjakderdhja financiare” siç e ka quajtur kjo qeveri  nuk është ndalur as në qeverisjen e Kurtit. Kemi subvencione për pjesën më të madhe të ndërmarrjeve publike”.

Deputetja opozitare thotë se qeveria ka ndryshuar strukturën buxhetore në dëm të investimeve kapitale.

“ Qeveria ka mbledh shumë më tepër tatime për shkak se janë ngritur çmimet…Rreth 40% e buxhetit që shkon në subvencione. Këto mjete që shkojnë në subvencione shkojnë në markete. Por ndryshe kur mjetet shkon në investime kapitale pasi paguhen punëtorë të ndryshëm”, ka deklaruar tutje deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori