Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për siç ka thënë ajo “propagandën e vazhdueshme”.
Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LVV sot është bërë sinonim i korrupsionit.
“Korrupsion me Martin Berishaj, korrupsion Nagip Krasniqi, korrupsion 900 kontrata sekrete në vlerë mbi 240 milionë euro, korrupsion me rezerva shtetërore, korrupsion në Ministri të Infrastrukturës (tendera për shefat e mëparshëm), korrupsion me subvencione në Ministrinë e Kulturës, korrupsion me çmime të barnave, korrupsion me drejtësi e në secilin institucion ku këta udhëheqin”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Bajramit në Facebook:
“Dhe unë e pyes Albin Kurtin: Kur ka qenë vera dimër z. Kryeministër?
Atëherë kur Kryeministri i Kosovës i kishte dyert e hapura në Shtepinë e Bardhë e nënshkruante marrëveshje, apo tani kohën kur ju si Kryeministër në SHBA s’mund takoni askënd tjetër pos menaxhmetin e UBER-it? A ka qënë vera dimër kur Kosova nënshkruante marrëveshjen e Stabilizim Asociimit apo nën qeverisjen tuaj që Kosova është që 14 muaj nën sanksionet të BE-së? Si na paska qënë vera më herët e si qenka tani kur që tri vite e gjysmë asnjë njohje, asnjë antarësim, asnjë projekt, asnjë investim, asnjë premtim i realizuar – veç patriotizëm fallc nga ju dezertorët e dikurshëm.
Këtu ndoshta duhet të kemi edhe pak mirëkuptim sepse krejt varet prej cilës përspektivë e sheh Albin Kurti verën dhe dimrin: si puna e xhipave të zi, derisa ishte në opozitë çfarë nuk thoshte për qeveritarët me xhipat e zi, që 3 vjet e gjysëm po thotë kjo thjeshtë është protokolare.
Një fjali tjetër me të cilën Kurti edhe mund ta mirëmbajë simpatinë e disa mërgimtarëve ishte “Korrupsioni pat pllakosur qeverisjet e mëhershme në majat e saj”.
Por, unë e pyes Kurtin çfarë ka bërë ai për ta luftuar korrupsionin?
Mergimtarët e dinë mirë se Kurti ka ardhë në pushtet duke premtu që ka me bë Dubravën 12 kate, që ka me i ndëshku të korruptuarit, por deri sot asnjë rezultat. Përkundrazi, Kurti merr në mbrojtje secilin të korruptuar, ka vetëm një kriter, që ai të jetë i Lëvizjes Vetëvendosje.
Tashëm ka evidencë, fakte e të dhëna që korrupsioni që po bën LVV në pushtet ka lënë nën hije çdo të korruptuar në historinë 20 vjeçare të qeverisjeve të kaluara: korrupsion me Martin Berishaj, korrupsion Nagip Krasniqi, korrupsion 900 kontrata sekrete në vlerë mbi 240 milionë euro, korrupsion me rezerva shtetërore, korrupsion në Ministri të Infrastrukturës (tendera për shefat e mëparshëm), korrupsion me subvencione në Ministrinë e Kulturës, korrupsion me çmime të barnave, korrupsion me drejtësi e në secilin institucion ku këta udhëheqin.
LVV sot është bërë sinonim i korrupsionit.
Çfarë ju tha tjetër Kurti mërgimtarëve? Ju foli për kartonin e gjelbër? Jo, jo ai ju tha: “Buxheti i shtetit, zhvatej nga klikat e partive në koalicionin qeverisës”.
Kurti 15 vite në opozitë, i bindi mergimatrët dhe të tjerët që një frazë e tillë është e vërtetë, por z.Kurti unë të pyes:
A nuk është zhvatje me pagu Gani Jakupin 7000 euro në muaj e me i lënë minatorët pa paga që dy muaj?
A nuk është zhvatje me pagu darka e dreka në Prishtinë gjoja për lobim në Amerikë?
A nuk është zhvatje me ble 3.4 milionë euro orendi për zyre?
A nuk është zhvatje me shpenzu miliona për dreka e darka zyrtare?
A nuk është zhvatje me ble qindra mijëra eruo për teleona?
A nuk është zhvatje me ju dhanë familjareve qindra mijëra euro subvencione për OJQ-të e tyre?
A nuk është zhavtje me ju dhanë dostave mbi 240 milionë euro tendera sekret?
Qysh po mbetët vera dimër apo dimri verë?
Meqë Kurti s’ka asnjë rezultat për 3 vjet e gjysëm qeverisje, ai natyrisht shpëtimin e gjenë te e kaluara, ai ndër të tjera kishte thënë se në qeveritë e kaluara “Taksat qe derdheshin te Thesari i shtetit nga djersa e qytetarëve, përfundonin në xhepat e pushtetarëve”, tipike fjali e Albin opozitarit i cili po mundohet të abstrahoj krejt çka ka ndodhë që 3 vite e gjysmë.
Albin Kurti me të marrë mandatin e ka rritë pagën e vet dhe të krejt Kabinetit me rreth 50%, e ka ngritë çmimin e rrymës mbi 100%, ai dhe ministrat e tij e kanë soditë inflacionin pa marrë asnjë masë të vetme, inflacioni ka rritë çmimet e produkteve bazë me mbi 50%, në saj të cilit Qeveria që 3 vite i vjelë dhunshëm xhepat e qytetarëve. Përmes inflacionit po ndodhë transfer i lirë i parasë nga xhepat e qytetarëve në Thesarin e shtetit e mandej Albini & Co, përmes tenderave njëburimor dhe subvencioneve po i transerojnë te dostat e tyre. Ky është realiteti që po e jetojmë – qytetarë më të varfër e pushtetarë më të pasur, andaj edhe gjithë kjo propagandë.
Albin Kurti për të mbuluar dështimin e tij përdor fjali si “vera dimër e dimri verë”, “qeverisjet e kaluara” duke folë në përgjithësi pa qenë në gjendje me veçu një emër të vetëm. Ai po harron se tani në historinë e qeverisjes së këtij vendi ai ka marrë pjesë pothuaj sa secila parti tjetër, vetëm se trashëgimia e tij është zero – jo zero është izolimi i vendit, korrupsion dhe nepotizëm.
Natyrisht se Albini nuk mund të fliste në terma konkretë me mergimtarët, nuk mund të thoshte se i ka ndërtu 160 çerdhe, sepse nuk e ka bërë një gjë të tillë, nuk mund të ju thoshte se e ka liru çmimin e energjisë, as që e ka liru çmimin e bukës, vajit, sheqerit sepse nuk e ka bërë një gjë të tillë, nuk mund të ju fliste as për sigurime shëndetësore, as për 4000 banesa për qitet e reja, as për ndërtimin e 5 shtepive për të moshuarit, as për ndërtim të rrugëve, urave, tuneleve e magjistraleve, as për integrime euroatlantike dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, as për Fondin Sovran e Bankën Zhvillimore, sepse asnjë nga këto nuk janë bërë.
Albin Kurtin është përgjegjës që ja humbi vendit katër vite” (sic.), ka shkruar deputetja Bajrami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri