Deputetja e LDK-së, ish-ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë për mosrealizimin e investimeve kapitale.
Në një shënim në Facebook, Bajrami ka thënë se qeveria deri më tani nuk ka realizuar asnjë projekt të madh në infrastrukturë, shëndetësi arsim e ekonomi.
“Kur pas tri viteve s’keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh: as një rrugë magjistrale, asnjë urë, asnjë hekurudhë, nuk keni ndërtu 160 çerdhet e premtuara, 5 shtepitë për të moshuarit, nuk keni renovu asnjë shkollë, nuk keni ndërtu as një spital dhe nuk e keni lënë asnjë shenjë të vetme për tu kujtuar për të mirë – krenoheni me borxhin publik të ulët?! Kjo i bjen me u krenu me mospunë dhe dembeli”.
Bajrami thotë se qeveria po bën propagandë se gjoja opozita po ja bllokon 300 milionë euro duke mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
“Në anën tjetër është pikërisht shumica/qeveria që çdo ditë ankohen se ”janë rreth 300 milionë euro kredi përmes marrëveshjeve ndërkombëtare që presin për tu votuar në Kuvend”, e në të njëjtën kohë lavdërohen se e kanë ulë borxhin publik. Tash a është ulë borxhi publik që s’po ju votohen marrëveshjet në Kuvend apo s’po doni ju me i votu marrëveshjet që me mbajtë borxhin publik të ulët. Ju lutem, koncentrohuni!”.
Sipas deputetes opozitare Kosovës i janë bllokuar mbi 500 milionë euro projekte si pasojë e masave që BE i ka vendosur Kosovës.
“Për me tepër, mos të harrojmë se në kohën kur mospuna juaj e zvogëlon borxhin publik janë mbi 500 milionë euro të tjera projekte të bllokuara që financohën nga fondet e IPAs, WBIF dhe donatorëve bilateral, që janë të bllokuara që një vit për shkak të masave që Bashkësia Evropiane i ka vënë Kosovës në qeverisjen e juaj”.
“Andaj kur folni për zvogëlim të borxhit publik, bëhuni të sinqertë dhe folni edhe për koston oportune të këtij fenomeni. Ju jeni me pak se një ‘zero sum game’, sepse dëmi që po i bëni vendit tejkalon shumëfish benefitet e juaj nga pushtetit”, ka shkruar tutje Bajrami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje