Bajrami kritikon Kurtin: Shpërndarja e kontratave në KEK, tentativë për manipulim elektoral

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka theksuar se veprimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti në KEK dhe SHSKUK janë shkelje të ligjit dhe manipulim për qëllime zgjedhore.
Sipas Bajramit, Ligji për Ndërmarrjet Publike ndalon ushtrimin e pozitave drejtuese në ndërmarrje publike për ata që kanë mbajtur poste politike në tri vitet e fundit, por sipas saj Kurti, duke qenë kryeministër, ka shërbyer edhe si drejtor i KEK-ut dhe i burimeve njerëzore.
“Ligji për Ndërmarrje Publike, thotë se nuk mund të bëhesh drejtor në ndërmarrje publike nëse në 36 muajt e fundit ke mbajtur ndonjë post politik. Ndërsa, Albin Kurti, duke qenë kryeministër i vendit, për një çast jo vetëm që ushtroi pozitën e drejtorit të KEK-ut, por edhe atë të drejtorit të burimeve njerëzore. Kjo është shkelje ligjore – ky është keqpërdorim i ndërmarrjeve publike për blerje votash”, ka shkruar Bajrami në një postim në Facebook.
Bajrami ka kritikuar shpërndarjen e 220 kontratave punësimi në KEK, duke e quajtur këtë veprim një keqpërdorim të ndërmarrjes publike për fitime zgjedhore.
Ajo e cilësoi këtë si një tentativë për të siguruar mbështetje elektorale në mënyrë të paligjshme, duke i maskuar si punësime për “mihje dhe prodhim qymyri.”
Po ashtu, Bajrami e kritikoi hapjen e një konkursi nga SHSKUK për 370 pozita, që kanë qenë të mbajtura për më shumë se 10 vite nga ushtrues detyre.
“Drejtori i SHSKUK-së, para katër ditësh paralajmëroi hapjen e një konkursi për 370 pozita që kanë qenë të mbajtura nga ushtrues detyre për më shumë se 10 vite. Pyetja është: Pse këto pozita u ruajtën për kaq gjatë dhe po shpallen pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve? Është e qartë se ky konkurs nuk ka për qëllim reformimin e sistemit shëndetësor, por është një tjetër mashtrim dhe manipulim elektoral”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
Sipas Bajramit, ky konkurs ka vetëm qëllime elektorale, pasi shpallet në prag të zgjedhjeve dhe nuk do të përfundojë përpara datës 9 shkurt.
“Albin Kurti po përpiqet të shpëtojë veten, duke përdorur çdo mjet për të marrë vota. Por koha e fushatave me manipulime dhe premtime boshe po mbaron. Ndryshimi po vjen”, tha Bajrami, duke theksuar se mbështetja për Kurtin ka rënë dhe ai tani po përdor taktika të pasinqerta për të ruajtur pushtetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

Përgatituni për një përvojë estetike unike në hapësirën e ridizajnuar të Asa Medical Aesthetics

ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës pritet të merret më 11 prill

“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Eksploroni qytetin e dritave me ofertat speciale nga Prishtina Ticket!

ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës pritet të merret më 11 prill

Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani