Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituive të Konferencës së Rektorëve të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë.
Themelimin e Konferencës së Rektorëve, ministri Bajrami e vlerësoi si ngjarje të rëndësishme për arsimin e lartë, pasi që theksoi faktin se ky organ është themeluar pas një tradite gati gjysmëshekullore të arsimit të lartë.
“Ky është një sukses i përbashkët i të gjitha universiteteve tona publike. MAShT është jashtëzakonisht e kënaqur që e ka ndihmuar këtë proces, sepse tanimë Konferenca e Rektorëve do të jetë një organ shumë i rëndësishëm i ndërtimit të standardeve në arsimin e lartë”, tha ministri, ndërsa theksoi se përmes këtij organi po fillojmë procesin e stabilitetit në arsimin e lartë, procesin e ngritjes së cilësisë dhe rritjes së besimit në opinion.
Duke folur për rëndësinë e Konferencës së Rektorëve, ministri Bajrami, tha se ky mekanizëm i fuqishëm do të jetë partner i fuqishëm për MAShT në politikat e regjistrimit të studentëve, në hartimin e legjislacionit, në rritjen e buxhetit për universitetet publike dhe fusha të tjera.
Ministri Bajrami ftoi të gjithë partnerët që të mbështesin universitetet, “që të besojnë se ne mund të ndërtojmë një arsim të lartë cilësor, sepse i kemi të gjitha kapacitetet”. Po ashtu, ai theksoi gatishmërinë e rektorëve që të bashkëpunojnë mes vete për të ndërtuar universitete moderne.
“Universitetet e forta krijojnë një shoqëri demokratike, krijojnë një shtet të suksesshëm dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kemi karshi këtij procesi”, tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi se MAShT do ta mbështes këtë organ, i cili në punën e vet do të jetë plotësisht autonom.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Konferencës kanë miratuar edhe Rregulloren e Punës së Konferencës së Rektorëve, ndërsa sipas UA 11/2016 është zgjedhur edhe kryesuesi dhe zëvëndëskryesuesi i saj.
Për dy vitet e ardhshme Konferenca do të kryesohet nga rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Marjan Dema, ndërsa, zëvendëskryesues do të jetë rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj.
Kryesuesi i Konferencës, Marjan Dema, me këtë rast, theksoi edhe gatishmërinë e Universitetit të Prishtinës që të jetë në funksion të plotë të realizimit të rolit dhe përgjegjësive që ka ky mekanizëm i arsimit të lartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova