LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Duhet angazhim maksimal për ngritjen e cilësisë në arsim

Bajrami: Duhet angazhim maksimal për ngritjen e cilësisë në arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami vizitoi Shkollën e Mesme të Lartë “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë, në të cilën edhe është promovuar vitin e kaluar Strategjia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016- 2020.

Ministri Bajrami, me këtë rast, ka ftuar mësimdhënësit që të ngrisin përgjegjësinë e tyre, sa i përket avancimit të metodave të mësimdhënies dhe punës së tyre në pajisjen e nxënësve me shkathtësi praktike.

Bajrami, ka thënë se rezultatet e Testit PISA, të publikuara ditë më parë, nuk duhet të demotivojnë askënd në përmbushjen e përgjegjësive të tyre, përkundrazi duhet të shtojnë kurajën për angazhim maksimal dhe ngritje të cilësisë në mësim.


Ministri Bajrami ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore të Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë, e të cilat janë: reformimi i procesit të mësimdhënies, në mënyrë që të ofrohet mësimdhënie moderne, ndërtimi i karrierës së mësimdhënësve dhe fuqizimi i aspekteve praktike të planprogrameve.

Ministri Bajrami ka ftuar mësimdhënësit që të ngrisin kapacitetet profesionale dhe të promovojnë mësimin dual në shkolla, duke bërë që krahas shkollës, mësimi të zhvillohet edhe në kompani.

“Duhet të shkarkojmë planprogramet tona nga përmbajtjet teorike, duke fuqizuar aspektet praktike dhe duke promovuar shkathtësitë dhe kompetencat e nxënësve”, ka thënë ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, po ashtu bëri të ditur se, MAShT ka punuar në ndryshimin e politikave të licencimit të mësimdhënësve, në mënyrë që rilicencimi të bëhet duke u bazuar në punën  dhe rezultatet e mësimdhënësve.

Ndër të tjera, ministri Bajrami ka folur edhe për ndërtimin e kornizës së zhvillimit profesional të mësimdhënësve, caktimin e çdo koordinatori për cilësi në shkollë, caktimin e pedagogut dhe psikologut dhe vlerësimin e performancës së mësimdhënësve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori