LAJMI I FUNDIT:

Bajrami i Bashkimit: Kemi potencial për titull të kampionit

Bajrami i Bashkimit: Kemi potencial për titull të kampionit

Bashkimi ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 22 të IP të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit triumfuan para shikuesve të vetë në palestrën “Sezai Surroi” kundër Prishtinës me rezultat 91-84.


Shpend Bajrami, anëtar i kryesisë së klubit portokallezinjve, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “Arpagjik’t” kanë potencial këtë vit për të fituar titullin e kampionit.

“Besoj se me pak fat dhe me shikuesit tonë të flakët, Arpagjik’t, të cilët i ftoj të jenë prezent në palestër, do të arrijmë objektivin – titullin e kampionit”, tha fillimisht Bajrami.

Bashkimi ia shkakton humbjen e parë në kampionat Prishtinës
Lexo po ashtu Bashkimi ia shkakton humbjen e parë në kampionat Prishtinës

Ai më tutje ka treguar se ku bazohet në këtë besim duke thënë se “Kemi potencial ta fitojmë titullin dhe kjo u dëshmua në këtë takim. Kemi lojtarë të mirë dhe trajner që beson në trofe. Besoj që do ta sjellim këtë vit trofeun e çmueshëm në Prizren”.

Basketbollisti më efikas në këtë ballafaqim te vendasit ishte Mikaele Tmusic me 29 pikë, por më i miri në parket ishte Granit Rugova me 33 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për t’i ikur humbjes së parë.

Prishtinasit në këtë formë kanë ndalur serinë e fitoreve të njëpasnjëshme në këtë kampionat, ku deri më tani kishin 21 fitore dhe asnjë humbje.

Pas kësaj, Prishtina mbetet lider i renditjes tabelore me 43 pikë ndërsa Bashkimi renditet i dyti me 39 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori