Deputetja e LDK-së, Hykmete N. Bajrami ka reaguar ndaj pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me përfitimet financiare që Kosova mund të ketë nga “Plani i Rritjes” i Bashkimit Evropian.
Ajo theksoi se “derisa masat ndëshkuese të BE-së po i kushtojnë Kosovës qindra miliona euro, Zyra e propagandës së LVV po lavdërohet se Kosova përfiton 880 milionë euro.”
Bajrami shpjegoi se, megjithëse Kosova është pjesë e këtij plani, “nuk ka përfituar ende 880 milionë euro,” dhe për të marrë këto fonde, duhet të plotësojë disa kushte.
“Kosova ka potencial të përfitojë këto mjete kur t’i plotëson kushtet që vendosen nga BE,” tha ajo.
Deputetja theksoi se “përveç kritereve teknike, Kosova duhet të zbatoj të gjitha detyrimet nga marrëveshja për normalizim dhe ankesën e Ohrit, pra edhe Asociacionin.”
Bajrami gjithashtu përmendi pesë projekte të rëndësishme që po pengohen nga masat e BE-së, duke shpjeguar se humbja totale për Kosovën arrin rreth 293 milionë Euro.
“Këto përfshijnë grante për bujqësi, projekte për trajtimin e ujërave të zeza dhe riciklimin e mbeturinave,” sqaroi ajo, duke theksuar se “masat ndëshkuese po rrezikojnë shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore në Kosovë.”
Postimi i plotë:
Derisa masat ndeshkuese të BE-së po i kushtojnë Kosovës qindra miliona Euro, Zyra e propagadës së LVV po lavdërohet se Kosova përfiton 880 milionë Euro nga “Plani i Rritjes”, ndërsa nuk po tregojnë se për të përfituar nga këto fonde kusht për Kosovën është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe i ankesit të Ohrit
Manipulimet me numra nuk kanë të ndalur, dje LVV paska dalë me komunikatë se Kosova përfiton 880 milionë Euro.
Lë t’i themi disa fakte: Është e vërtetë se Kosova është pjesë e “Planit të Rritjes” (Growth Plan) që është një fond prej 6 miliardë Euro për Ballkanin Përendimor, për periudhën 2024-2027, prej tyre 2 miliardë Euro janë grante, pjesa tjetër është kredi, por gjithashtu është e vërtetë se Kosova nuk i ka përfitu 880 milionë Euro, Kosova ka potencial të përfitoj këto mjete kur t’i plotëson kushtet që vendosën nga BE. Është e ditur se edhepse për Kosovën nuk ishte parakusht për tu bërë pjesë e Planit të Rritjes, për të përfituar nga ky fond përpos kritereve teknike Kosova duhet të zbatoj të gjitha detyrimet e dala nga marrëveshja për normalizim dhe ankesi i Ohrit, pra edhe Asociacioni.
Për të gjithë ata që sot i besojnë propagandës së LVV-së po ju paraqes vetëm 5 projekte (vetëm në tri fusha: 1.ujë të pijshëm, 2.trajtim i ujërave të zeza, ricikilm i mbeturinave dhe 3.bujqësi) të cilat për shkak të masave të BE-së nuk po mund të zbatohen dhe humbja për Kosovën është rreth 293 milionë Eurove.
– Grante për bujqësi ku më shumë se 500 farmerë dhe agrobiznese do të mund të përfitonin nga fondi prej 27. million euro:
7 mil. euro nga EU,
10 mil. euro MAFRD
10.2 mil. euro BMZ
– Projekti i riciklimit të mbeturinave të regjionit të Prishtinës, Dukagjinit, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës.
9.95 mil. euro IPA
3 mil. euro SIDA
8 mil. euro kontributi i BMZ
– Projekti për trajtimin e ujit dhe mbeturinave: Investime në fabrika për trajtim të ujit dhe mbeturinave, projekti me i madh infrastrukturor.
20 mil. euro të IPAs
90 mil. euro të ËBIF
42 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara
– Trajtimi i mbeturinave në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë ka mbetë pa filluar – duke rrezikuar kështu shëndetin publik, ujërat nëntoksor dhe sigurinë ushqimore.
24 mil. Euro IPA
20 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara.
– Rehabilitimi i rrjetit të KOSTT-it
9.2 mil. euro të të WBIF,
15 mil. euro të IPAs (potencialisht)
25 mil. euro BMZ që janë të zotuara. /Telegrafi/