LAJMI I FUNDIT:

Bajram Rexhepi: Si e munda sëmundjen e kancerit (Video)

Bajram Rexhepi: Si e munda sëmundjen e kancerit (Video)

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, bashkë me gruan e tij, në një intervistë ekskluzive për emisionin “E diela me Vesën”, zbulojnë disa nga të pathënat e viteve të fundit për ta dhe familjen e tyre. Rexhepi, për herë të parë, përmes emocioneve të pa përshkueshme, rrëfen për luftën e tij me sëmundjen më të rëndë, kancerin.

Shumë lot gëzimi e emocioni do të përcjellën këtë të diel në “E diela me Vesën”, në KTV.

Vesa Luma në një prononcim për Telegrafi-n tregon se me formatin që ka përzgjedhur bashkë me produksionin e saj, është mjaftë e kënaqur me mundësinë që po u jep njerëzve të politikës të paraqiten ashtu si janë në jetën e tyre jashtë politikës.


“Këtë javë ekskluziven që na jep familja e ish kryeministrit bajram Rexhepi, e ka bërë edhe më interesant punën tonë”, thotë Vesa, e cila zbulon edhe surprizën e javës për Bajram dhe Shpresa Rexhepin, të cilëve u drejtohet me një video mesazh vajza e tyre, për herë të parë në një program televiziv.

Nesër nga ora 17:15, Bajram Rexhepi do të zbuloj diçka më shumë edhe për karrierën e tij në politikë, a do të ec tutje apo do ti kthehet profesionit të vjetër, mbetet ta zbulojmë në transmetimin e nesërm.

Përndryshe këtë të diel mysafir i këndit të fëmijëve do të jetë MC Beka.

“E diela me Vesën”, është një produksion i jashtëm nga Vesa Luma & Co, i cili realizohet nga amfiteatri i ASK, me transmetim në KTV. /Telegrafi/