LAJMI I FUNDIT:

Bajram Gecaj ka një porosi për Eqrem Kryeziun

Bajram Gecaj ka një porosi për Eqrem Kryeziun

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, është ndier i zhgënjyer dhe i befasuar nga deklarata të ish-nënkryetarit të parë të LDK-së Eqrem Kryeziu, ku ky i fundit kishte thënë se nuk do t’ia jap votën LDK-së.

Gecaj përmes një postimi në Facebook, ia ka kujtuar Kryeziut se “LDK është shumë më e madhe se të gjithë ne së bashku”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Gecajt:


“Eqrem Kryeziu: Nuk e votoj LDK-në!

Z. Kryeziu, me gjithë respektin dhe marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira që kam pasur dhe shpresoi t’i kem edhe në të ardhmen me ju, nuk mundem pa e thënë se deklarimi juaj më befason dhe më zhgënjen pa masë, sepse vërtetë tingëllon si ajo thënia popullore, “për inat të resë, më vdektë djali”. LDK është shumë më e madhe se të gjithë ne së bashku, prandaj asnjë individ dhe asnjë arsye nuk guxon të na dëshpëroi apo të na largoi nga ajo kala e LIRISË, PAVARËSISË dhe DEMOKRACISË” (sic.), ka shkruar Gecaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori