LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci: Vizita e shefit të CIA-s nuk ka të bëjë me hapjen e Urës së Ibrit

Bajqinovci: Vizita e shefit të CIA-s nuk ka të bëjë me hapjen e Urës së Ibrit

Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se vizita e Drejtorit të Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, tregon se sa është e interesuar Amerika për Kosovën, raportet me Qeverinë dhe fushat e tjera të sigurisë, siç është edhe shërbimi sekret dhe policor.

Bajqinovci tha se vizita e Burns nuk ka lidhje me hapjen e urës në veri, por ka të bëjë me gjeopolitiken dhe ndikimin rus në Republikën Serbe, në Mal të Zi, në Serbi dhe posaçërisht sipas tij që mund të ketë ndonjë rrezik.

“Që mund të ketë ndonjë rrezik e ka përmendur edhe kryeministri Kurti, që i kemi mbi 400 ushtarë të cilët janë duke u trajnuar në Kopaonik. Dhe, nuk janë marrë shumë seriozisht deklaratat çdo herë kur kryeministri Kurti ka thënë se ka mundësi që Kosova të ketë një sulm më ndryshe se i Banjskës”, tha Bajqinovci, në emisionin “Prime” në RTK.


Duke folur lidhur me çështjen e Urës së Ibrit, deputeti i VV-së tha se hapja e urës është vonuar.

Ai nuk dha datë për hapjen e urës, por u shpreh se ajo do të hapet pasi që nuk ka nevojë të mbahet e mbyllur, duke theksuar se tani është lëvizja e lirë e njerëzve, duke filluar nga bizneset.

Bajqinovci shtoi se kanë filluar të instalohen korporata të mëdha në veri ku do të ketë punëtorë të komunitetit serb dhe shqiptar dhe të tjerë që jetojnë në atë pjesë.

E, duke folur për Policinë e Kosovës, Bajqinovci tha se kurrë më shumë policia nuk ka pasë armatim dhe pajisje.

Bajqinovci u pyet edhe për gjendjen në Trepçë.

Ai tha se Trepça ka shumë probleme.

Sipas tij problemi kryesore është se vetëm 300 minatorë punojnë poshtë ne minierë, ndërsa në administratë lart punojnë mbi një mije punëtor.

Ai foli për mbyllje të laboratorëve të drogës. Ai potencoi se problem i madh mbetet pasurimi i njerëzve në prokurori e në gjykata.

Sipas Bajqinovcit, Gjykata Kushtetuese i ka bllokuar shumë nisma të rëndësishme për reformat në drejtësi.

Duke diskutuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit, Bajqinovci foli për mbyllje të laboratorëve të drogës të cilat sipas tij kishin miliona euro prodhim. Ai potencoi se problem i madh mbetet pasurimi i njerëzve në prokurori e në gjykata.

Sipas Bajqinovcit, Gjykata Kushtetuese i ka bllokuar shumicën e reformave në drejtësi.

“Krejt kjo gjykatë po i bllokon ligjet të cilat janë në të mirën e popullit. I kemi prokurorë e gjykata kundër” tha ai.

Bajqinovci tutje foli edhe për raportin e DASH-it ku mes tjerash tha se nga Qeveria nuk ka pas kërcënime e as presione ndaj gazetarëve.

I pyetur nëse është një kandidat potencial për kryetar të Prishtinës, Bajqinovci nuk e përjashtoi këtë mundësi. Ai tha se është herët të flitet lidhur me këtë, megjithatë nëse këtë e kërkon kryeministri Kurti, ai është i gatshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori