LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci: Opozita e shqetësuar dhe në ethe për “nënshkrimin” e propozimit evropian

Bajqinovci: Opozita e shqetësuar dhe në ethe për “nënshkrimin” e propozimit evropian

Deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita e shqetësuar dhe në ethe, për shkak se siç thotë ai për (mos) nënshkrimin e propozimit evropian.

Derisa në Bruksel po zhvillohet procesi i bisedimeve midis kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka ironizuar me deputetët e opozitës.

Me anë të një postimi në Facebook, Bajqinovci  ka thënë se opozita e shqetësuar dhe në ethe, për shkak se siç thotë ai për (mos) nënshkrimin e propozimit evropian.


Kjo sipas Bajqinovcit, për shkak se duan ta marrin pushtetit duke “e sulmuar” Kurtin.

Borrell: Në tavolinë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, shpresoj për një qasje konstruktive mes dyja palëve
Lexo po ashtu Borrell: Në tavolinë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, shpresoj për një qasje konstruktive mes dyja palëve

“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian. Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e sulmuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s’do t’iu funksionojë”, shkroi ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Borrell tha se pret që palët të kenë “qasje konstruktive” ndaj propozimit të bllokut evropian për normalizimin e raporteve.

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi ai në Twitter./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Lajme
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori