LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri vizitoi minatorët e Trepçës që kanë hyrë në grevë të përgjithshme

Bahtiri vizitoi minatorët e Trepçës që kanë hyrë në grevë të përgjithshme

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka vizituar minatorët e Stantërgut, të cilët nga e hëna kanë hyrë në grevë të përgjithshme për shkak të pakënaqësisë me Draft-statutin e Kompanisë “Trepça”, për të cilin mendojnë se është i dëmshëm për Kombinat dhe nuk e ruan tërësinë territoriale të tij e as njësitë prodhuese.

Minatorët grevistë e kanë mirëpritur vizitën e kryetarit Bahtiri dhe i kanë treguar shkaqet që i kane detyruar ata për të hyrë në grevë të përgjithshme.

Pas bisedës së drejtpërdrejtë dhe miqësore me minatorët grevistë në hapësirat e restorantit të minatorëve, kryetari Bahtiri ka vazhduar bisedën me drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Stantërgut.


Kryetari Bahtiri ju tha minatorëve, por edhe drejtuesve të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Stantërgut, se e kupton shqetësimin e tyre për fatin e “Trepçës, si dhe ka mirëkuptim për kërkesat e bëra.

“Minatorët e Stantërgut në të gjitha fazat e zhvillimit të Minierës kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Mitrovicën dhe Kosovën. Ata kurrë nuk kanë kursyer për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të komunës e të Kosovës, për të ndihmuar shëndetësinë, arsimin dhe të gjitha veprimtaritë tjera shoqërore që ishin në interes të qytetarëve. Kur ka qenë e nevojshme, minatorët e Stantërgut ju kanë prirë proceseve politike për liri e pavarësi. Greva e famshme e tyre në vitin 1989, ishte bazament për të gjitha proceset e mëvonshme që çuan deri lirinë dhe pavarësinë e vendit. Prandaj, edhe kërkesat e tashme të arsyeshme të minatorëve duhet të mbështeten nga institucionet e vendit”, tha para minatorëve Bahtiri.

Në vazhdim kryetari Bahtiri ju premtoj minatorëve se do të angazhohet tek Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera më të larta të vendit, që kërkesat e minatorëve t’i shqyrtojnë seriozisht dhe që sa më parë ato të zgjidhen me marrëveshje dhe në interes të të gjithëve.

Me hyrjen në grevë të përgjithshme, minatorët kanë ndërpre të gjitha punët në Trepçë, përveç në vendet kyçe ku është cekur se do të mbahet kujdestari që të mos rrezikohet miniera. Ata i patën paralajmëruar qeveritarët se pa u plotësuar kërkesat e tyre nuk do të punojnë, por do të hyjnë në grevë, gjë të cilën edhe e realizuan. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori