LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri rrënon objektet pa leje në Mitrovicë

Bahtiri rrënon objektet pa leje në Mitrovicë

Në Mitrovicë, sot Drejtoria e Inspeksionit ka filluar të rrënoj objektet të cilat janë të ndërtuara në afërsi të Liqenit Akumulues të lumit Ibër, rrënim i cili po bëhet me vendim të Kuvendit Komunal.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, tha se rrënimi i këtyre shtëpive po ndodh për të liruar pronën e Komunës, në mënyrë që të vazhdohet më tutje implementimi i projekti të Liqenit Akumulues.

Ndërsa Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se ky vendim është në përputhje me ligjin, pasi që ato shtëpi janë të ndërtuara në pronën komunale, dhe duhet të vazhdoj së implementuari projekti i Liqenit Akumulues.


“Projekti për rregullimin e Liqenit në Suhadoll ka filluar në vitin 2014 dhe duhet të përfundoj plotësisht së realizuari në vitin 2020. Prandaj për tu implementuar një projekt kaq madhor dhe milionësh në komunën e Mitrovicës deri më tani janë rrënuar 14 shtëpi të cilat e kanë penguar realizimin e këtij projekti. Projekti i ndërtimit të liqenit në Suhadoll ka kushtuar 4.5 milionë euro, dhe me implementimin e tij do të shpenzohen edhe 4 milionë të tjera, ku qytetarët mitrovicas, por edhe ata të komunave të rajonit të Mitrovicës e të Kosovës do të kenë kushte jashtëzakonisht të mira për të pushuar, për t’u freskuar gjatë ditëve të verës dhe për të bërë plazh”, tha ndër të tjerash Bahtiri.

Në fund kryetari Bahtiri, ka kërkuar që të kenë mirëkuptim edhe banorët e atyre shtëpive, pasi që si organ ekzekutiv komunal thonë se e kanë për obligim të zbatojnë ligjet dhe të implementojnë projektet të cilat janë në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori