Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen SOWI Kosovo, njëherit edhe investitori i parë strategjik në Republikën e Kosovës, që është duke zhvilluar tri parqet e prodhimit të energjisë elektrike nga era në rajonin e Bajgorës, në Mitrovicë.
Marrëveshja ka për qëllim realizmin e investimeve të kompanisë SOWI Kosovo në infrastrukturën rrugore dhe publike në rajonin e Bajgorës, me qëllim të krijimit të kushteve për implementimin e projekteve të prodhimit të energjisë nga era me kapacitet prej 105 megavatësh.
Për më shumë, pas përfundimit të investimeve, inrastruktura e re e krijuar do të jetë edhe në shërbim të banorëve të rajonit të Bajgorës, të nevojave të projektit si dhe të zhvillimit ekonomik të rajonit në përgjithësi.
‘Shumë shpejtë, në kuadër të projektit tonë, qytetarët në rajonin e Bajgorës do të kenë rrugë dhe infrastrukturë moderne në shfrytëzim. Ky është vetëm njëri nga përfitimet direkte të komunitetit në kuadër të projektit tonë. Me këtë rast, dëshirojmë të falenderojmë z. Agim Bahtiri për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe mbështetjen e vazhdueshme të projektit, që nga fillimi i implementimit të tij’, tha Ilir Grapci, partneri lokal në kompaninë SOWI Kosovo, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, thuhet në njoftim.
Kompania SOWI Kosovo, njëherit edhe investitori i parë strategjik në Kosovë, do të realizojë investimin më të madh të pasluftës në Kosovë, duke ndërtuar projektet e prodhimit të energjisë elektrike nga era në rajonin e Bajgorës.
Tri projektet me kapacitet të përgjithshëm të instaluar të prodhimit të energjisë elektrike prej 105 megavatësh, do të përfundojnë së ndërtuari në vitin 2021, prej kur edhe do të fillojë prodhimi i energjisë elektrike nga era dhe shpërndarja e energjisë së prodhuar në rrjetin kombëtar energjetik të Kosovës.
Në kuadër të projektit, SOWI Kosovo do të investojë rreth 170 milion euro në Kosovë, shumë kjo e mbuluar përmes kredive nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), institucion multinacional financiar në pronësi të 69 kombeve, Erste Group, bankë udhëheqëse nga Austria dhe NLB Group, banka Sllovene me prezencë të fuqishme në Kosovë.
Kreditë e larta për projektin, në vlerë prej 120 milion euro, mbulojnë vetëm 70% të financimit të nevojshëm për projekt deri sa 30% të shpenzimeve të projektit, janë siguruar nga vetë kompanitë dhe pronarët e projektit, në mesin e të cilëve janë Ilir Grapci nga Kosova, Christian Hammeke nga Gjermania dhe kompania Enlight nga Izraeli.
Përvec gjenerimit të energjisë elektrike pa ndikuar në mjedis, projektet e SOWI Kosovo përkrahin Republikën e Kosovës në arritjen e caqeve të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtrishme, obligime këto që rrjedhin nga procesi i integrimit Evropian dhe që janë në pajtim me traktatet dhe praktikat globale për burime të energjisë elektrike.
Projekti parasheh vendosjen e 27 turbinave të prodhuesit General Electric, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 megavatësh. Përvec vendosjes së turbinave, aktivitetet e ndërtimit do të përqëndrohen edhe në zhvillimin e projekteve infrastrukturore në rajonin e Bajgorës, që do të lehtësojnë mobilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje