Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se mbështet aksionin e ndërmarrë nga Policia e Kosovës, ai ka bërë apel tek qytetarët e pjesës së veriut që të rrinë të qetë dhe mos ta konsiderojnë këtë aksion si kundër tyre, pasi që ky aksion është vetëm kundër njerëzve që merren me krim të organizuar, duke përfshirë serbë dhe shqiptarë.
Bahtiri ka thënë se Policia e Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve pavarësisht nacionalitetit, transmeton Telegrafi.
Shkrimi i plotë:
“Mbështes aksionin e Policisë në Veri
Apeloj te të gjithë qytetarët e pjesës së veriut që të rrinë të qetë dhe mos ta konsiderojnë këtë aksion si kundër tyre, pasi është aksion vetëm kundër njerëzve që merren me krim të organizuar, duke përfshirë serbë dhe shqiptarë.
I ftoj gjithë banorët e pjesës së veriut që t’i japin mbështetje policisë së Kosovës, sepse është në interesin e tyre që njëherë e përgjithmonë të zbatohen ligjet e Republikës së Kosovës, që janë më të favorshmet për minoritete në Evropë.
Prandaj, edhe njëherë kërkoj qetësi dhe përkrahje për Policinë e Kosovës që po bën një punë të mrekullueshme. Përkrahja e aksionit është në vet interesin e qytetarëve të veriut.
Në fund gjyqësia do ta japë fjalën përfundimtare për ta vënë drejtësinë në vend. Edhe njëherë po them se Policia e Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve pavarësisht nacionalitetit, e sidomos në pjesën veriore që është duke e respektuar shumë minoritetin serb”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë