LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë, Qeveria të veprojë sa më shpejtë

Bahtiri: Bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë, Qeveria të veprojë sa më shpejtë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë pavarësisht kundërshtimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka shkruar se Qeveria duhet të bëjë veprime konkrete për ndryshimin e ligjit përkatës, që do ta bënte Mitrovicën me një komunë të vetme.

“Qarqe të caktuara politike po e kundërshtojnë këtë nismë, por që nuk po i kundërshtojnë veprimet për ndarjen e Kosovës të kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri”, ka shkruar Bahtiri.


Postimi i plotë:

Bashkimi i Mitrovicës do të ndodh pavarësisht kundërshtimeve, nuk ka rrugë tjetër

Unë kam kërkuar bashkimin e qytetit të Mitrovicës në një komunë të vetme, ashtu siç ka qenë gjithmonë, kërkesë e cila është mbështetur edhe nga të gjitha partitë politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës. Ndërsa, tash Qeveria duhet të bëjë veprime konkrete për ndryshimin e ligjit përkatës, që do ta bënte Mitrovicën me një komunë të vetme.

Qarqe të caktuara politike po e kundërshtojnë këtë nismë, por që nuk po i kundërshtojnë veprimet për ndarjen e Kosovës të kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri. Pra, si është e mundur që unë nuk kam drejt të punoj për bashkimin e qytetit, i cili gjithmonë ka qenë një dhe i vetëm, e dikush tjetër prej kolegëve të mi serb paska drejt të kërkoj ndarjen e Kosovës?

Unë e di saktë çka dua dhe jam thellësisht i bindur se bashkimi do të ndodh, gjë që do ta dëshmoj e ardhmja e afërt. Mirëpo, me vjen keq që institucionet qendrore nuk e kanë këtë informacion, e që do të duhej ta kishin.

I bëjë thirrje Qeverisë së Kosovës që të veprojnë sa më shpejt dhe ta dërgoj në Kuvend propozimin për ndryshimin e ligjit që do të bashkonte Mitrovicën në një komunë, sepse nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit të qytetit.

Ata që thirren në Planin e Ahtisarit duhet ta dijnë se ai është projekt i implementuar dhe tejkaluar, që e ka sjellë pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, Kosova nuk mund të mbetet peng i asnjë plani dhe asnjë njeriut, po duhet të zhvillohet konform asaj që e bën funksionale shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori